Integrimi
I kërcënojnë azilantët kosovarë me pushkë automatike!
Kur dy kosovarët u ishin drejtuar personave të panjohur që po silleshin para kampit, njëri prej tyre i kishte kërcënuar duke ua drejtuar pushkën automatike
Në një qendër azili në Waghäusel (qarku Karlsruhe), landi Baden Württemberg, Gjermani, dy persona ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar me një pushkë automatike dy refugjatë kosovarë, banorë të kësaj qendre. Kjo ka ndodhur në natën në mes të të dielës dhe të hënës, shrkuan gazeta «Rhein-Neckar-Zeitung».
Dy personat e panjohur kishin rënë në sy me qëndrimin e tyre me biçikleta natën, para ndërtesës së kampit të azlit. Dhe kur dy kosovarët, njëri 20 e tjetri 21 vjeçar i kishin pyetur për arsyet, njëri prej personave në fjalë i kishte kërcënuar duke ua drejtuar pushkën automatike, transmeton albinfo.ch.
Përkundër masave të shumta që mori policia, përfshirë këtu edhe angazhimin e helikopterit dhe kamerës me rreze infra të kuqe, dy personat ia dolën të iknin këmbë pa u rënë në gjurmë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












