Lajme
Nuk planifikuam vrasjen e Papës
“Kur e kanë çelë çantën, janë frikuar prej saj duke menduar se kam eksploziv. Por, kur e kanë kontrolluar e kanë parë se e kam bukën e mëngjesit”, thotë Imshiti
Ismail Imshiti, kosovari nga Rozhancë të Hanit të Elezit, që u arrestua më 1 dhjetor të këtij viti nga Policia Italiane, nën dyshimet se kishte planifikuar një komploti ndaj Papa Françeskut, ka mohuar të ketë bërë plane të tilla. Ai megjithatë Vitin e Ri do ta pres pranë familjes së tij.
Ai është kthyer nga Qeveria italiane në Kosovë më 2 dhjetor të këtij viti, por i është ndaluar ta shkelë në territorin e Italisë për shkaqe sigurie.
Në një rrëfim për gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë, Imshiti ka treguar për, siç tha, tmerrin e përjetuar nga Policia italiane. Arrestimin e tij, të djalit Mërgimit dhe vëllait Sametit, e quajti spektakël të përgatitur nga Policia italiane dhe ajo kosovare.
“Nëse Bashkësia Evropiane i ka dhënë buxhet Kosovës që të ndjekë terrorizmin ata edhe duhet me tregu që janë t’u punuar apo jo”, ka thënë Imshiti, sipas të cilit, mbi 30 policë kanë marrë pjesë gjatë arrestimit të tij.
Aksioni kishte ndodhur në orën pesë të mëngjesit të 1 dhjetorit, derisa ishte duke shkuar në punë, në qytetin e Bresias. “Kur e kanë çelë çantën, janë frikuar prej saj duke menduar se kam eksploziv. Por, kur e kanë kontrolluar e kanë parë se e kam bukën e mëngjesit. Në atë moment me kanë thënë se nuk kemi asgjë te ty”, ka treguar ai.
Ndërsa sa i përket saj se kishte bërë plane ta vriste Papen, ai thotë se kjo e irriton tejëmase. “Askush se ka përmendur papën. Nuk e di ka doli kjo”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












