Lajme
De Biasi refuzon ofertën 5 milionë euro, qëndron në Shqipëri
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi thotë të ketë refuzuar një ofertë 5 milionë euro për të qëndruar me kuqezinjtë në “Franca 2016” dhe në Botërorin “Rusia 2018”
Përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, italiani Gianni de Biasi i ka hedhur poshtë dilemat se ai mund të largohet nga Kombëtarja kuqezi para Kampionatit Evropian “Franca 2016” për shkak të mosmarrëveshjeve me Federatën Shqiptare të Futbollit. Ai ka pranuar se ka pasur ofertë 5 milionë euro për dy vjet nga një ekip kinezë, por i ka refuzuar.
Në një intervistë ekskluzive për “Supersport”, ai garanton se e ardhmja e tij është të Kombëtarja kuqezi.
“E ardhmja për mua është Shqipëria, Evropiani dhe pastaj kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’, më shumë në kohë nuk mund të parashikojmë pasi varet nga shumë faktorë, por besoj se kam treguar gjithmonë se kam synime të mira për të qëndruar këtu dhe kam treguar se nuk shpërqendrohem nga sirenat që kanë tentuar të më joshin”, tha tekniku italian, citon TCH.
Para pak ditësh De Biasi ka drekuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ku ka marrë edhe premtimin për përmirësimin e aspektit financiar të kontratës.
“Kontrata ishte e shkruar dhe u rinovua automatikisht kur arritëm kualifikimin. Unë nuk kërkova gjë, por e di që presidenti me bujarinë e tij do t’ia dalë të më përmirësojë kontratën mua dhe bashkëpunëtorëve të mi. Jam i bindur që do e bëjë, por edhe nëse nuk e bën kjo nuk ndryshon asgjë”, deklaroi ai.
Por, ajo që është e vërtetë sipas De Biasit, është oferta 5 milionë euro nga një ekip kinez, të cilin e kishte refuzuar për të qëndruar me Shqipërinë.
“Është e vërtetë, një ofertë që më erdhi para 3 javësh. Nuk e mora në konsideratë edhe pse ishin shumë para, 2 milionë e gjysmë euro në vit për dy vjet, plus bonuset dhe gjithë të tjerat, por besoj se për mua kënaqësia më e madhe është të jem me djemtë e mi në Francë dhe mundësisht t’i çoj sa më lartë të jetë e mundur. Besoj se ky është urimi që ju bëj të gjithëve”, shprehet De Biassi.
Por, disa media në Tiranë kanë shkuar se strategu italia i futbollit mund ta braktisë kombëtaren shqiptare për shkaka të përplasjeve me Armando Dukën, kryetarin e Federatës shqiptare të Futbollit. “Nuk do ta shesim shtëpinë për De Biasin”, besohet të ketë thënë Duka. Deklarata e këtij të fundit vjen pas mosmarrëveshjeve, siç thuhet rreth kontratës së re për italianin, e cila asnjëherë nuk është bërë publike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran













