Lajme
Nikoliq: Marrëveshjet, do t’i dërgojmë edhe ne në Gjykatë Kushtetuese
Presidenti Tomislav Nikoliq, ka thënë se edhe Serbia do t’i dërgoj në Gjykatën e vet Kushtetuese marrëveshjet e ardhshme që lidhen me Kosovën
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka ngjallur sërish reagime nga kreu i shtetit serb. Presidenti Tomislav Nikoliq, ka thënë se edhe Serbia do t’i dërgoj në Gjykatën e vet Kushtetuese marrëveshjet e ardhshme që lidhen me Kosovën.
Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se idenë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë e kanë pranuar si BE ashtu edhe Prishtina, pasi që, siç ka thënë, të dyja palët kanë menduar se nuk do të arrihet deri te kjo. Ai tashmë pranon hapur se ky asociacion është autonomi brenda Kosovës.
“AKS ka qenë ideja ime në platformën për Kosovën, dhe në njëfarë mënyrë këtë e kanë pranuar përfaqësues të BE-së e Prishtinës, duke besuar që asnjëherë nuk do të mund kjo të realizohet. Ne kemi insistuar në Asociacionin që nënkupton autonomi në kuadër të autonomisë, pasi kjo do të vinte në pikëpyetje dialogun me Prishtinën”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nikoliq ka thënë se pas përfundimit të dialogut në kuadër të kapitullit 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve, ai do ta dërgojë ndonjë marrëveshje për ta interpretuar kushtetutshmërinë nga gjykata serbe.
Ai ka pyetur se a do ta respektonte BE vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, lidhur me ligjshmërinë e ndonjë marrëveshje të fundit me Kosovën
“Gjithashtu, atëherë kur të nënshkruajmë ndonjë dokument ligjërisht obligues pas përfundimit të kapitullit 35 në bisedime me BE-në, do detyrohemi që për atë ta pyesim Gjykatën Kushtetuese. Çfarë nëse gjykata vendos diçka kundër, a do ta respektonte BE atë vendim, apo do të thotë se të gjitha raportet mes Serbisë e Kosovës varen nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










