Lajme
Bora dhe ngricat, mbi 100 aksidente në Kosovë
Sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 109 aksidente, të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa dëme fizike
Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit, kanë shkaktuar telashe të mëdha në komunikacion, duke shtuar dukshëm numrin e aksidenteve. Sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 109 aksidente, të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa dëme fizike.
Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxhaj tha për KP se si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike është vështirësuar qarkullimi rrugorë por, megjithatë rrugët janë të kalueshme. Prej të gjitha aksidenteve të shkaktuara 90 prej tyre kanë kaluar pa lëndime ndërsa 19 prej aksidenteve kanë kaluar edhe me lëndime në njerëz.
Vështirësitë në qarkullimin rrugorë, sipas tij, janë shkaktuar me të madhe edhe në kryeqytet, ku në katër aksidente të ndara janë përfshirë afër 30 veturave. “Policia e Kosovës duke vlerësuar gjendjen në terren ka marrë masa duke bllokuar përkohësisht të disa rrugëve në kryeqytet, për të shmangur aksidentet e paparashikuara që kanë mundur të ndodhin si rezultat i borës dhe ngricave”, tha Hoxha.
Policia e Kosovës iu bën apel ngasësve të veturave që t’i kenë me vete pajisjet dimërore dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Ti kenë pajisjet dimërore me vete dhe gjithashtu të kenë kujdes në reduktimin e shpejtësisë sepse në këto rrethana është vështirë të kontrollohen automjete gjatë vozitjes”, tha ai. Ndërsa sa i përket gjendjes në pikëkalimet kufitare Hoxha tha se gjendja është normale dhe nuk ka pritje të gjata, përveç kontrolleve rutinore kufitare.
Ndryshe, reshjet e pandërprera të borës kanë shkaktuar telashe në komunikacion edhe në Maqedoni, por edhe në Shqipërinë e veriut. Edhe policia shqiptare iu bën thirrje vozitësve që t’i kenë me vete zinxhirët, pasi që terreni në rajonin e Kukësit, Bajram Currit e Pukës është i rëndë për ngasje.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












