Lajme
Pas sirianëve, shqiptarët të dytët për azil në Gjermani
Sipas të dhënave, rreth 55 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin 2015 në Gjermani, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Sirisë. Kosova mbetet e treta
Autoritetet gjermane publikuan të dhënat e plota në lidhje me azilkërkuesit për vitin 2015 dhe ashtu siç edhe pritej, numri i shtetasve shqiptarë ka arritur shifra rekord. Sipas të dhënave, rreth 55 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin 2015, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë pas Sirisë.
Në vendin e tretë, sipas të njëjtave rezultatet, radhitet Kosova.
Numri i emigrantëve nga Shqipëria në 2015 shënoi një rritje me mbi 5 herë krahasuar me kërkesat për azil në 2014, të cilat ishin pak më shumë se 8 mijë, raporton TCH.
Në të njëjtin nivel kishin qenë dhe shifrat e azilkërkuesve nga Kosova. Por, ajo që tregohet në këto statistika, është fakti se në tre muajt e fundit të vitit të kaluar ka rpnë numri i azilkërkuesve shqiptarë. Në tetor kërkuan azil 4,680 shqiptarë, në nëntor 3.044 persona dhe 1.801 në muajin dhjetor.
Në 10 vendet e para për refugjatë në Gjermani janë vende ballkanike, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.
Ndryshe, dyndjet më të mëdha të azilkërkuesve në Gjermani u shënuan në fillim të vitit 2015, atëherë kur në Shqipëri e Kosovë u dha një alarm i rremë se Gjermania po pranon refugjatë ekonomik. por, për të stopuar ardhjen e refugjatëve ballkanas, autoritetet gjermane vendosën t’i njohin këto shtete si “vende të sigurta origjine”.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë













