CH-Ballkani
Nesër hapet Panairi “Swissbau”, marrin pjesë tri kompani nga Kosova
Lesna, Elnor dhe Shehu janë tri kompanitë e përpunimit të drurit që përfaqësojnë për herë të parë Kosovën në Panairin Swissbau, i cili organizohet në Basel, Zvicër.
Nga 12 deri më 16 janar „Swissbau“ hap dyret në Bazel.
Panairi „Swissbau“, sipas organizatorëve, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë.
Priten të vijnë mbi 100 mijë persona për të parë produktet më të reja të ekspozuara në 140 000 metra katrorë, në katër salla, me rreth 1100 pjesëmarrës
Tri kompanitë nga Kosova që marrin pjesë në panair: Lesna, Elnor dhe Shehu, do të ekspozojnë produktet e tyre për bizneset dhe klientët e interesuar kryesisht në Zvicër dhe nga vende të tjera evropiane. Produktet e ekspozuara nga këto kompani përfshijnë dyer, dritare, kuzhina, shkallë prej druri dhe mobilje të tjera.
Pjesëmarrja e tri kompanive të Kosovës në Panairin Swissbau është mundësuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe PPSE-Swisscontact, me mbështetje edhe nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Për më shumë informata konkrete rreth panairit Swissbau shkoni në uebfaqen zyrtare http://www.swissbau.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














