Lajme
Aktakuzë kundër Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë nën dyshimin se Enver Hasani ka keqpërdorur pozitën zyrtare si kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani përfundimisht do të përballet me drejtësinë. Ndaj tij, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin lëshuar të mërkurën pasdite, thuhet se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Enver Hasani, për kryerjen e veprave penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, Enver Hasani, në cilësinë e personit zyrtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më dashje, duke e shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme pozitën dhe autorizimin zyrtar… ua ka vazhduar mandatin shtesë tre gjyqtarëve.
Gjithashtu, i pandehuri Hasani, sipas aktakuzës, me dashje ka shënuar të dhëna të rreme në aktvendimin e njëjtë mbi papranueshmëri, duke e shënuar në faqen e parë të këtij aktvendimi edhe emrin e një gjyqtari, si pjesëmarrës në trajtimin e një çështje kushtetuese (dërguar nga Presidentja), i cili nuk kishte marrë pjesë në trajtimin e kësaj çështje.
Andaj me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprat penale.
Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka pushuar hetimet kundër të pandehurës Arta Rama-Hajrizi, në mungesë të provave. Ajo akuzohej se ka falsifikuar dokumentet zyrtare.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












