Lajme
ISIS kërkon ballkanas që flasin italisht
Militantët e ISIS janë në kërkim të rekrutuesve nga Ballkani, që flasin italisht dhe që e njohin kompjuterin. Ata thonë se janë të gatshëm t’i paguajnë nga 2 mijë euro në muaj
Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë lansuar një fushatë për joshjen e ballkanasve për t’iu bashkuar kësaj organizate, duke deklaruar se janë të gatshëm t’i paguajnë nga 2 mijë euro në muaj. Përparësi, sipas këtyre militantëve, kanë ata ballkanas që e flasin gjuhen italiane dhe që dinë mirë të punojnë me kompjuterë.
Myslimanët që jetojnë në Ballkan, sipas ISIS, që njohin mirë gjuhën italiane dhe kanë njohuri kompjuterike, Kalifati është në dispozicion për t’iu dhënë 2 mijë euro në muaj.
Alarmi është dhënë nga Shërbimet Inteligjente italiane bazuar në një raport të fundit për një rrjet të ISIS-it, që po përpiqet të shtrijë bazat e rekrutuesve edhe në Ballkan, citon Shekulli.
Shërbimet Inteligjente shprehen se, “objektivi është infiltrimi në ambientet islamike italiane përmes shqiptarëve që nuk janë të dyshuar”. Sipas “Stamp”-s, opinioni botëror thuajse nuk e njihte ende ISIS-in kur Giuliano Ibrahim Delnevo u gjet i vrarë në Siri në vitin 2013. I riu i konvertuar në mysliman, ishte nis për ta luftuar diktatorin Bashar al Asad.
“Stampa” shkruan se, “ai luftoi në brigadën e Muhaxhirit (Lavdrim) që vepronte në emrin e Abu Omar Al Shishani, që u bë një nga liderët e Daesh në Siri. Por, kush e ndihmoi atë të luftonte me radikalët?”.
Duke cituar Prokurorinë e Xhenovas, mediat në Itali shkruajnë se ishte një rrjet rekrutuesish me bazë në Ancona, pika kyçe për lidhjet në Ballkan. Më pas, pjesa e dytë e historisë përfshin një sipërmarrës italian, që u bë shënjestër e policisë për udhëtimet e tij të shpeshta në Shqipëri.
Italiani u zbulua se trafikonte substanca që përdoreshin për ndërtimin artizanal të mjeteve shpërthyese, me destinacion final Sirinë.
Ndryshe, si pjesë e rrjeteve të zbuluara në Itali kanë qenë shumë herë edhe shqiptarë të Shqipërisë apo Kosovës. Sipas mediave italiane, ISIS kërkon që rekrutuesit të flasin italisht mirë dhe Shqipëria është plot me të tillë. Kjo shpjegon edhe pse alarmi që vjen nga Ballkani nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












