Lajme
Kuvendi i Kosovës i kthehet punës, opozita kërcënon me bllokim
Pushimi i fundvitit nuk i ka ndryshuar qëndrimet e grupeve parlamentare. Opozita tashmë po kërkon zgjedhje të parakohshme
Pas një pauze tri javore, Kuvendi i Kosovës e nis sot sesioni pranveror, nën kërcënimin e deputetëve opozitarë për bllokim seancash. Seancën e radhës pritat ta caktoj Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e nesërme, ndërsa ky vit konsiderohet më i vështiri për institucionet vendore.
Sipas nenit 37 të Rregullores së punës së Kuvendit, në pjesën e dytë të muajit janar fillon sesioni pranveror i Kuvendit. Por, pushimi i fundvitit nuk i ka ndryshuar qëndrimet e grupeve parlamentare. Madje blloku opozitar ka forcuar idenë, që ta bllokojë Kuvendin derisa vendi të shkoj në zgjedhje të reja.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci tha se sesioni i ri i punës së Kuvendit do të nisë ditët në vijim, ndërsa shtoi se janë në pritje të marrjes së ftesës për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë, për të caktuar mbajtjen e seancës së parë plenare për vitin 2016.
Grabovci tha se, presin një sesion më të qetë parlamentar, duke ftuar opozitën që të kthehet dhe të paraqesë qëndrimet e saj nëpërmjet diskutimeve në Kuvend, pasi, sipas Grabovcit, vetëm përmes dialogut sjellin vendime të drejta në interes të qytetarëve.
Por, shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është shprehur e vendosur, që opozita të vazhdojë bllokimin e Kuvendit, derisa të merret vendim për zgjedhjet e parakohshme.
Deputetja Kadaj-Bujupi i ka thënë TCH se për metodat dhe mënyrën sesi do të veprojë opozita për bllokimin e Kuvendit, apo me çfarë mjetesh do ta bllokojë punën, do të vendosin në momentin e caktimit të datës së seancës së re.
Ndryshe, sesioni pranveror vazhdon me miratimin e projektligjeve nga sesioni i vjeshtës së vitit të kaluar.
Mirëpo për shkak të dy marrëveshjeve që kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi i nënshkruan me Serbinë dhe Malin e Zi, Kosova rrëshqiti në një krizë parlamentare që e përcolli gjatë gjysmës së vitit të kaluar. E rrjedhimisht nga analistët politikë kosovarë, sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës është konsideruar i dështuar.
Por, ky viti konsiderohet edhe më i vështirë, për institucionet edhe në veçanti për Kuvendin e Kosovës. Brenda javësh Parlamenti i Kosovës pritet ta miratoj marrëveshjen me Holandën për lokacionin e Gjykatës Speciale, ndërsa gjatë këtij viti pritet të ngritën aktakuzat e para për krime lufte.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë










