Lajme
Mustafa kërkon mbështetje për të luftuar ekstremizmin
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit që qon në terrorizëm. Për këtë ai kërkoi mbështetje
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kërkoi mbështetje nga të gjithë faktorët relavent për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin që shpie në terrorizëm. Ai këto deklarata i bëri në konferencën e donatorëve lidhur me zbatimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Mustafa tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit që qon në terrorizëm.
“Me rastin e aprovimit të Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, për periudhën 2015-2020, ne kemi vlerësuar se sikurse radikalizmi ashtu edhe terrorizmi nuk janë çështje të cilat mbërthehen vetëm në një vend, në një regjion, në një kontinent, por kapërcejnë këta kufij. Prandaj edhe lufta dhe aleanca kundër këtyre dukurive duhet të jetë globale”, tha Mustafa.
Kosova, sipas kryeministrit, vlerësohet se është një vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në këtë luftë të përbashkët, “sepse pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë domosdoshmërisht një aleancë të përbashkët që ne ato t’i tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre”.
Strategjia e qeverisë, sipas kryeministrit Mustafa, definon disa faza të punës për parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. “Ky parandalim kërkon masa të ndryshme edhe në fushën e arsimit, në mënyrë që njerëzit në shkolla të edukohen në formën e atillë që mos të orientohen në mënyrë të dhunshme”, tha ai.
Po ashtu sipas Mustafës, strategjia anti-terror kërkon masë edhe në fushën e ekonomisë, në mënyrë që atyre t’iu sigurohet punësimi dhe mirëqenia, dhe kjo mos të jetë shkas i bashkimit me grupe të ndryshme.
“Strategjia kërkon po ashtu edhe masa të riedukimit të atyre që kanë qenë në fronte të ndryshme dhe kthehen, sepse paraqesin rrezik të veçantë për vendin, dhe ne duhet të punojmë bashkërisht se si ata t’i riintegrojmë, por natyrisht edhe organet e drejtësisë duhet të punojnë me masa të caktuara”, tha kryeministri.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026












