Lajme
Legjionari shqiptar i vrarë nga orteku, do të riatdhesohet në vendlindje
Procedurat për kthimin e tij kanë filluar dje, ndërsa siç raportojnë mediat nga Tirana, Denis Halili 22 vjeç, do të varroset në vendlindje
Shtetasi i Shqipërisë që humbi jetën në Alpet e Francës si pjesë e legjionit të të huajve, së shpejti do të riatdhesohet për t’u varrosur në Shqipëri. Procedurat për kthimin e tij kanë filluar, ndërsa siç raportojnë mediat nga Tirana, vdekjen e 22 vjeçarit e ka konfirmuar Ambasada shqiptare në Paris.
Legjionari shqiptar që humbi jetën në alpe, ishte Denis Halili, 22 vjeç nga Dibra. Ai ishte bërë pjesë e një kampi legjionarësh të huaj në Francë. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar për gazetën “Tema” familjarët e Denisit, si dhe Ambasada shqiptare në Francë. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare bëjnë me dije se tashmë kanë nisur proceduarat për kthimin e trupit të të riut në vendlindjen e tij.
Ndërsa Ministria franceze e Mbrojtjes e kujton Denis Halilin si një njeri që kishte një sjellje shembullore ushtarake dhe mjaft entuziast në ushtrimin e profesionit të tij.
“Pas mbërritjes së tij në regjiment, ai demonstroi një sjellje shembullore ushtarake dhe nisi trajnimet në luftime. Ishte dinamik dhe entuziast në ushtrimin e profesionit të tij”, shkruan në faqen zyrtare Ministria e Mbrojtjes.
Nga ekipet e shpëtimit u gjenden 14 ushtarë, 8 prej të cilëve ishin plagosur sipas zyrtarëve francezë. Sipas medieve franceze, ata ishin pjesë e një grupi prej 50 ushtarësh të cilët po bënin ski në afërsi të qendrës së skive në Valfrez. Nga shembja e borës vdiqën pesë legjionarë, në mes e tyre edhe shqiptari.
Ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian ka vizituar repartin e legjionit ku bëni pjesë ushtarët, ndërsa viktimat e tjera janë: një francez, një italian, një moldav dhe nga Nepali. Sipas medieve franceze ata janë të moshës 21-23 vjeç.
Ushtarët ishin në për seanca stërvitore pranë Valfrejus, pak kilometra larg nga kufiri me Italinë. Tetë ushtarë të tjerë u plagosën, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë për jetën nga hipotermia. Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në Alpet franceze. Pak ditë më parë, një grup nxënësish u përfshi nga një ortek, 3 prej të cilëve gjetën vdekjen.
Ndryshe, Legjioni francez i të huajve është pjesë organizative e ushtrisë franceze. Dallimi i vetëm në mes Legjionit të Jashtme dhe ushtrisë së rregullt francez është se Legjionarët janë ekskluzivisht të huajt. Legjioni i të huajve përdorë armët e njëjta sikurse pjesa tjetër e ushtrisë franceze.
Sipas disa të dhënave, Legjioni francez i të huajve u themelua nga mbreti francez Louis-Philippe më 10 mars të vitin 1831. Pas Luftës së Dytë Botërore në Legjionin e të huajve u përfshinë rreth 40 për qind ushtarë gjermanë. Ndërsa sot, në Legjionin mund të hyjë çdo njeri në mes moshës 18 dhe 40 vjeçare.
Pas tre viteve shërbimi, mund të kërkohet nënshtetësinë franceze, ndërsa pas 15 vitesh, fitohet e drejta për pension, mandej në emisionet e vështira llogaritet benificioni. Paga e zakonshëm e Legjionarit është 975 deri 1372 euro, me një pushim vjetor prej 15 ditësh. Legjionarët nuk lejohen të largohen nga Franca derisa janë në shërbim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












