Lajme
Askush nuk është imun ndaj terrorizmit
Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni tha se asnjë vend nuk mund të ndihet i mbrojtur ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit
Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentilioni kërkoi të mërkurën në Tiranë, mbështetje nga Shqipëria e Serbia, por edh vendet tjera për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm që shpije në terrorizëm. Ai tha se rreziku i radikalizmit dhe terrorizmit është një shqetësim i përbashkët për të gjitha vendet.
Gentilioni i bëri këto komente pas mbledhjes trepalëshe në Tiranë, të mbajtur mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë. Në këtë takim trepalësh u diskutua për fenomenin e terrorizmit, për të cilin u kërkua angazhim i përbashkët për ta luftuar, pasi sipas ministrit italian, “është një rrezik që i prek të gjithë”.
“Shqetësimi për rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit është një shqetësim i përbashkët për qeveritë tona. Një temë që qeveria shqiptare, italiane dhe serbe janë të angazhuara në vendet e tyre duke miratuar norma ligjore më shtrënguese, duke ndërhyrë ndaj kësaj çështje. Është një realitet që asnjë vend nuk mund të ndihet i mbrojtur. Duhet të kemi një përgjigje të përbashkët që të përfshijë strukturat tonë të inteligjencës në mënyrë të përbashkët. Jemi të shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi të bashkëpunojmë me qeveritë e vendeve”, deklaroi Gentilioni.
Ministri i Jashtëm i Italisë u pyet edhe për shkrimin e fundit në mediat italiane, për lidhjet e ISIS-it me Shqipërinë.
Ai megjithatë nuk u fokusua në këto deklarata, duke thënë se nuk është në gjendje të komentoj, por tha se “rreziku i mungesës së stabilitetit dhe i radikalizmit është i pranishëm në realitetet tona”. “…Ka disa vende që janë më në rrezik, nuk është rasti i Italisë, Shqipërisë apo Serbisë, por problemi i prek të gjithë. Duhet të angazhohemi në luftën ndaj këtyre fenomeneve”, deklaroi ai.
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati u shpreh mjaft i kënaqur me bisedimet mes tyre, edhe për çështje të sigurisë së rajonit, marrëveshjeve të energjisë dhe gazit, etj.
“Diskutuam për sigurinë, krizat me të cilat sot për sot përballet pellgu i Mesdheut, arkitektura e sigurisë europiane, dhe kam parasysh krizën e refugjatëve dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për t’i bërë ballë të gjithë komponentëve që shpërfaqet veprimtaria e terrorizmit ndërkombëtar dhe lufta që bëjnë vendet tona përsa i përket ekstremizmit të dhunshëm”, tha ministri Bushati.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin tripalësh në Tiranë, Shqipëri- Itali- Serbi, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç u shpreh për një zbutje të marrëdhënieve politike, duke shmangur mungesën e stabilitetit politik.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë














