Lajme
Miratohet nisma për “IPA 2015” në vlerë prej 78 milionë €
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku tha se kjo asistencë voluminoze financiare është fokusuar në tre sektorë kryesorë: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare “IPA 2015” në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e Bashkimit Evropian dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës. Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, tha se për herë të parë kjo marrëveshje bazohet në IPA 2. Sipas Çollakut, kjo asistencë voluminoze financiare kontribuon në ndryshime sektoriale dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural.
Njëkohësisht, programi sipas tij, do të përkrah zbatimin e obligimeve të parapara në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.
“Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Çollaku.
Sipas Qeverisë, kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga ana e Ministrisë së Integrimit Evropian, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës, e cila do të vazhdojë konsultimet me Komisionin Evropian, në pajtim me procedurat e brendshme qeveritare dhe do të nënshkruajë marrëveshjen në kohën e paraparë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran













