Lajme
Gjermania riatdheson një grup azilkërkuesish ballkanikë
Sipas policisë federale, azilkërkuesit u nisën nga aeroporti i Munihut me fluturime qarter drejt destinacioneve Prishtinë dhe Shkup
Një grup azilkërkuesish nga Kosova dhe Maqedonia janë dëbuar nga Gjermania për në vendet e tyre, pasi autoritetet gjermane ua kthyen negativ kërkesën për azil. Sipas policisë federale, azilkërkuesit u nisën nga aeroporti i Munihut me fluturime qarter drejt destinacioneve Prishtinë dhe Shkup.
Në shtator të 2015, Gjermania shpalli Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta, që do të thotë se të gjithë shtetasit nga këto vende, përfshirë Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë, nuk përfitojnë të drejtën e azilit dhe për pasojë do të dëbohen automatikisht nga Gjermania, raporton Oranews.
Gjermania vazhdon të mbetet vendi që ka pranuar më së shumtë refugjatë gjatë viteve të fundit, dhe shumica prej tyre kanë qenë nga Lindja e Mesme, por edhe nga Shqipëria e Kosova. Vetëm gjatë muajit të fundit ka regjistruar 91.671 kërkesa për azil, ndërsa gjatë vitit 2015, ka pranuar 1.1 milion refugjatë.
Gjermania ka rivendosur kontrollin në pikat kufitare më Austrinë, hyrja kryesore e emigrantëve dhe po kërkon të përshpejtojë dëbimet e atyre që nuk kualifikohen për azil.
Kancelaria gjermane Angela Merkel ka thënë se numri i emigrantëve që hyjnë në Gjermani do të bjerë ndjeshëm.
Ndryshe, në bazë të shifrave që kanë publikuar autoritetet gjermane në lidhje me azilkërkuesit për vitin 2015, shqiptarët radhitën të dytët për kërkesa azili në Gjermani. Sipas të dhënave, rreth 55 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në vitin 2015, shifër kjo që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë pas Sirisë. Në vendin e tretë, sipas të njëjtave rezultatet, radhitet Kosova.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran









