Lajme
Dëshmi në gjykatë: Rizaj e Ndrecaj u ekzekutuan në stacion të policisë
“Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi dhe Sami Kastrioti janë vrarë në stacionin policor, pasi u dorëzuan bashkë e grupin”, deklaroi në gjykatë i akuzuari Nasuf Zeqir
Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Shkup kundër “Grupit të Kumanovës”, të akuzuarit për “terrorizëm” kanë dhënë dëshmi tmerruese disa nga të akuzuarit. Sipas tyre, katër nga dhjetë shqiptarët që u vranë në konfliktin e 9 dhe 10 majit 2015 në lagjen “Kodra e Trimave”, janë ekzekutuar në Stacionin e Policisë, pasi janë dorëzuar tek autoritetet maqedonase.
I akuzuari Rufki Dogani në vazhdimin e sotëm të procesit gjyqësor tha se Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj dhe dy pjesëtarë të grupit të Kumanovës, janë likuiduar pas dorëzimit në polici. I akuzuari tjetër Nasuf Zeqiri tha se nga Rizaj dhe Ndrecaj kishin marrë urdhër që të mos gjuajnë në polici, por vetëm në ajër.
Zeqiri tha se procesi është i montuara nga strukturat e sigurimit të shtetit.
“Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi dhe Sami Kastrioti janë vrarë në stacionin policor. Ata bashkë me të mbijetuarit e tjerë iu dorëzuan policisë, por më pas u ekzekutuan”, duke kërkuar nga trupi Gjykues por edhe nga prokuroria që mos ta mbulojnë vetëm me akuzat për terrorizëm. “Mos e mbuloni të vërtetën me fjalën terrorizëm”, tha ai, citon AlsatM.
I akuzuari tjetër, Nasuf Zeqiri tha se anëtarët e grupit më 9 maj ishin vetëm figura në “Lagjen e Trimave”. “Dua tu them evropianëve dhe amerikanëve, ta dinë se nga Rizaj dhe Ndrecaj kemi marrë urdhër të mos hapim zjarr ndaj Policisë, por të gjuajmë vetëm në ajër. Askush këtu në sallën e gjyqit nuk do ta pranojë fajësinë, sepse ky rast është i montuar”, tha Zeqiri.
Në mesin e të akuzuarve është edhe polici nga Vaksinca – Arsim Bajrami i cili tha se në këtë lojë janë të përfshirë pjesëtarë të sigurimit të shtetit. Ai shpresonte se gjatë gjykimit do të zbulohen të gjithë me emër dhe mbiemër. Dhe për vete, tha se ndjehet si një perde e shërbimeve të sigurisë të cilët, siç tha, duan ti fshehin lojërat e tyre.
Të gjithë të 29- të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohen – terrorizëm dhe organizatë terroriste.
“Gjatë gjithë procesit, si mbrojtje do të dëshmojmë se nuk janë plotësuar elementet thelbësore të veprave për të cilat janë ngarkuar pothuajse të gjithë të akuzuarit. Shihet nga reagimi i tyre, dhe nga një pjesë e deklaratave të tyre, se prapavija është diçka tjetër, për të cilën publiku di më shumë se mediat. Unë mendoj se këtë gjatë procedurës do ta dëshmojmë me fakte dhe dëshmi”, deklaroi Lupço Veselinovski, avokat i Fadil Fejzullahut.
Edhe Fadil Fejzullahu ka theksuar se nuk mund të kryente akt terrorist siç e akuzojnë në afërsi të familjes, gruas dhe fëmijëve. Avokatët mbrojtës gjithashtu ka theksuar se të akuzuarit nuk mund të akuzohen për terrorizëm dhe se përleshjet e 9 majit nuk kanë pasur elemente të terrorizmit.
Ndryshe, gjatë kohës sa po zhvillohet procesi gjyqësor nga Rastit të Kumanovës, forca të mëdha të Policisë maqedonase kanë rrethuar kryeqytetin maqedonas. Madje gjatë gjithë kohës, janë parë edhe helikopterë që kanë fluturuar mbi qiellin e Shkupit, kurse forcat speciale janë pozicionuar në shumë vende të qytetit.
Të akuzuarit do të gjykohen për veprat penale “organizim terrorist” nga neni 394-a dhe për “terrorizëm” nga neni 394 sipas Kodit Penal i Maqedonisë. Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupit janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën “terrorizëm”.
Më 9 dhe 10 Maj të vitit të kaluar në Kumanovë, në Lagjen e Trimave, një grup i armatosur i shqiptarëve u përplas me forcat e sigurisë maqedonase. Gjatë këtij incidenti humbën jetën 8 policë të njësive elitare të policisë, derisa 14 të tjerë u plagosën rëndë. Të vrarë mbetën edhe 10 persona të grupit të armatosur.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë












