Lajme
DASH: Shqipëria, vend ku prodhohet hashashi
Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetike, thekson raporti i DASH-it
Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë transiti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Kështu thuhet në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike.
Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhues kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë, ose drogash sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika të përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk është i shpeshtë, thekson raporti i DASH.
Gjatë vitit 2015, sipas këtij raporti, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
Ky sukses, sipas DASH-it, i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.
Sipas policisë shqiptare, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë.
Raporti vjetor i DASH për narkotikët përgatitet për Kongresin në kuadër të ligjit për ndihmat për vendet e tjera dhe pasqyron përpjekjet e një sërë vendeve kryesore për të luftuar gjithë aspektet e trafikut të drogave.
Duke komentuar raportin në fjalë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se bëhet fjalë për një sukses të forcave të policisë në luftën kundër drogës, citon TCH.
“Jemi në drejtimin e duhur në luftën kundër drogës dhe për të ndërprerë lidhjet e trafikut me shtresat e shoqërisë dhe ato të vendimmarrjes. Kemi një sukses të padiskutueshëm. DASH dha sot një konfirmim për lidershipin politik dhe atë të Policisë së Shtetit. Besoj se kjo është një ditë e mirë për policinë shqiptare”, ka thënë Tahiri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












