Lajme
Shqipëria shihet si mundësi për kalimin e refugjatëve
Siç raportojnë mediet në Tiranë, Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime të fshehta me Greqinë dhe Italinë për çështjen e refugjatëve sirianë
Greqia është stërmbushur me refugjatë të ardhur nga Siria dhe vendet tjera aziatike e afrikane, ndërsa situata po bëhet alarmante sidomos në kufirin me Maqedoninë. Dje refugjatët në një kamp janë përgjakur për një copë bukë, ndërsa alternativë për depërtimin në Evropë, po shihet Shqipëria.
Në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë jetojnë rreth 14 mijë emigrantë, ndërsa kampi ka kapacitet vetëm për 1300 të tillë. Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj, duke bllokuar kalimin.
Ndërsa siç raportojnë mediet në Tiranë, Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime të fshehta me Greqinë dhe Italinë për çështjen e refugjatëve sirianë. Siç raportohet në mediat greke dhe italiane, kalimi i tyre nëpërmjet Shqipërisë po bëhet i pashmangshëm, sidomos pas motit me shi, që ka përfshirë kampet greke.
Qeveria në Athinë njoftoi se do të fillojë vendosjen e refugjatëve të parë sirianë, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Të paktën 70 mijë pritet të jenë të bllokuar në Greqi në muajt në vazhdim, ndaj qeveria helene ka filluar të mendojë shpërndarjen e tyre.
Katër qendrave “hot spot” do të ngrihen në Filipiadha, në Igumenicë dhe në dy reparte ushtarake në Janinë. Edhe në Kostur, Follorinë dhe Ptolemaidha filloi puna për krijimin e ambienteve me kapacitet deri në 5.000 vetë, raporton TCH.
Por një burim nga organizata Mjekët pa Kufij tha se është njoftuar të hapë tre pika të ndihmës së parë për refugjatët në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Botë, në Kakavijë dhe Kapshticë.
Burime të Ministrisë së Jashtme greke thonë se, edhe në nivel politik vazhdojnë negociatat me qeveritë e vendeve fqinje për vendosjen në Shqipëri dhe Bullgari të një numri të caktuar emigrantësh, nga 10 deri në 15 mijë për çdo vend.
I njëjti burim saktësoi se pala shqiptare nuk ka kthyer përgjigje negative, ndërsa kryeministri bullgar ka rënë dakord në parim për të ndihmuar Greqinë në përballjen e krizës humanitare që po afron. Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria as nuk do të ngeh mure kundër refugjatëve, por as nuk do t’i hapë kufijtë për ta.
Ndryshe, reshjet e shiut gjatë natës ua vështirësuan pritjen e gjatë refugjatëve të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Uji vërshoi natën edhe brenda çadrave ndërsa njerëzit ndezën zjarre në mëngjes për t’u tharë. Në kampin e improvizuar me çadra popullsia sa vjen e shtohet.
Autoritetet maqedonase lëshuan vetëm 316 leje kalimi në 24 orët e fundit, ku 200 prej të cilave ishin për siriane dhe pjesa tjetër për Irakiane. Asnjë afgan apo emigrant tjetër nuk u lejua të kalonte.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues Këshilli Federal këtë javë hodhi poshtë mocionin e paraqitur në mars nga dy parlamentarë të Qendrës... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Rrezik i lartë i përhapjes së etheve ngjitëse të derrave në Zvicër -
Çmimi i derivateve bie pak në Zvicër -
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit













