Lajme
Policia austriake ndalon tetë shqiptarë në një veturë
Dy shtetas të Shqipërisë tentuan të kontrabandojnë gjashtë kosovarë
Në autostradën austriake S1, në afërsi të vendit Schwechat, në fillim të javës janë arrestuar dy trafikantë të dyshuar. Sipas të dhënave të policisë austriake nga e enjtja, dy shqiptarët e Shqipërisë kishin transportuar gjashtë qytetarë kosovarë në një veturë, transmeton “albinfo.ch” lajmin e medieve austriake.
Shtetasit shqiptarë të moshës (28 dhe 38 vjeç) sipas policisë austriake akuzohen se kanë tentuar të trafikojnë pesë persona (24 deri 30-vjeç) dhe një të ri (16), që të gjithë pa të drejtë qëndrimi legal në territorin e Schengenit, për një shumë të caktuar parash.
Kosovarët kishin hipur në veturë në një vend parkim të autostradës, gjatë paradites të së hënës, ndërsa udhëtimi i tyre kishte përfunduar në Schwechat-Süd.
Dy shtetasit e Shqipërisë u arrestuan dhe po qendrojnë në burgun e Kroneuburgut.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










