Lajme
Kosovë, ka diplomuar gjenerata e parë për shërbime aeroportuale
Këto diploma njihen edhe në shtetet evropiane, ndërsa të diplomuarit kanë mundësi të punësohen në mbi 100 aeroporte
Për herë të parë në Kosovë kanë diplomuar 30 studentë të Universitetit të Prishtinës për shërbime aeroportuale nga projekti i Institutit të Shërbimeve të Aeroportit ,“Limak Asi”, në kuadër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Këto diploma njihen edhe në shtete evropiane, ndërsa të diplomuarit kanë mundësi të punësohen në mbi 100 aeroporte.
Këta studentë të cilët janë nga fakultete të ndryshme të UP-së, kanë kaluar në disa faza të trajnimeve të ofruara nga profesorët e universitetit turk “Bugagjeçi”, dhe udhëtimeve në vende të ndryshme, për të mësuar më shumë edhe rreth shërbimeve të aeroporteve.
Haldun Kokturk, drejtor i gjeneral i Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, gjatë kësaj ceremonie, theksoi se targetimi i të rinjve ka qenë shumë i lehë, duke shtuar se energjia është aty dhe duhet të vazhdojë të kultivohet përderisa edukimi nuk i mjafton kurrë në një shoqëri. Ai tha se ky projekt i Limak Asi e zgjeron rrjetin dhe bashkëpunimin e tij me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetit Publik Bugagjeçi.
Kokturk tha se përmes këtij projekti studentët përgatiten dhe kualifikohen për ofrimin e shërbimeve aeroportuale, duke shtuar se brenda një kohe të shkurtër ata mund të zhvillohen kur të fillojnë punën.
Ky është demonstrim i dukshëm dhe i përbashkët përkushtimi për studentë sa më të suksesshëm të këtyre institucioneve. Limak ofron mundësi për individët e talentuar që duan t’i bashkohen këtij… Ata t’i bëjë të gatshëm dhe të kualifikuar që të punojnë në ofrimin e shërbimeve aeroportuale”, tha ai.
Rënësi e këtij projekti, sipas kryesuesit të Bordit të Limak, NihatKozdemir, qëndron në gjetjen e zgjidhjes për papunësinë në Kosovë, duke hapur vende të reja pune. Ai shtoi se këta studentë do të kenë mundësinë që të punësohet në mbi 100 aeroporte.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike










