Lajme
Kinezët e blejnë aeroportin e Tiranës
TIA, kompania që administron aktualisht aeroportin, zyrtarisht thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza
Koncesioni i aeroportit të Rinasit i është shitur për rreth 90 milionë dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”, njoftojnë mediat në Tiranë.
Lajmin e bën të ditur “Top Channel”-i, duke iu referuar burimeve jozyrtare, sipas të cilave marrëveshja tashmë është firmosur.
Megjithatë TIA, kompania që administron aktualisht aeroportin, zyrtarisht thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza.
“Everbright Global Airport and Investment Fund” është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Kompania ka ngritur një fond të fokusuar në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë në Evropë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë Cyrihu kryeson listën globale, duke lënë pas stacionet kryesore të Japonisë... -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët














