Lajme
OEK-u kundër presionit ndaj bizneseve
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) angazhohet për luftimin e ekonomisë informate, por është kundër fushatës që është duke e bërë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ndaj bizneseve të cilat në mënyrë të rregullt dhe me kohë paguajnë obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës.Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se OEK-u ka marrë shumë njoftime se inspektorët e ATK-së kanë rritur presionin mbi biznesin për pagesën e tatimeve.
Ne si Odë Ekonomike vetëm mund t’ju gëzohemi intensifikimit të luftës kundër informalitetit në ekonomi. Por, nuk jemi për fushatat ad hoc që në mënyrë selektive i përfshijnë tatimpaguesit dhe mund të krijojnë huti madje edhe panik në komunitetin e biznesit” tha ai.Gërxhaliu tha se ky presion është pjesë e premtimeve të shumta për rritjen e pagave dhe këto paga nuk mund te rriten nëse nuk ka inkasim në dy agjencione bazike.
“Ne kemi një doze te skepticizmit qe arritja e asaj vlerës prej 120-150 milion është mu një forme e shprehjes e këtij presioni ndaj komunitetit të biznesit. Edhe pse në sytë e faktorëve vendor dhe ndërkombëtar problemet kryesore në inkasimin e të ardhurave buxhetore janë në portat 1 dhe 31 ne veri të Kosovës , problemet të cilat u ngritën sot janë të orientuara në brendinë e vendit, gjegjësisht në luftën kundër informalitetit në ekonominë kosovare, tha kryetari Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













