Lajme
Kosovë, këtë javë pritet vendimi për heqjen e vizave
Madje president i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i heqjes së vizave nuk po numërohet me muaj apo me javë, por me orë
Procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët pritet të ndodhe brenda kësaj jave, madje mediet në Prishtinë besojnë se të mërkurën do të merret vendimi përfundimtar. President i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i heqjes së vizave nuk po numërohet me muaj apo me javë, por me orë.
Procesi për liberalizimin e vizave “nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të them se është duke i numëruar orët”, ka deklaruar sot presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën”, është shprehur Thaçi.
Siç raporton e përditshmja “Zëri” Komisioni Evropian përveç rekomandimit pozitiv rreth vizave për Kosovën, pritet që këtë të mërkurë të marrë vendim për futjen e saj në një bllok me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë. Ndërsa, fundi i qershorit pritet të jetë fundi i izolimit për kosovarët
Megjithatë, sipas të përditshmes britanike “DailyMail”, lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës nuk do të vonohet gjashtë muaj. Sipas kësaj të përditshmeje, në rast të aprovimit të vendimit për heqjen e vizave për Kosovën dhe Turqinë nga liderët evropianë, atëherë marrëveshja do të dërgohet për ratifikim në Parlamentin Evropian në fund të muajit qershor, kur edhe pritet që të hyjë në fuqi menjëherë…
Kosova është vendi i fundit në Ballkan që nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. BE në dhjetor të vitit të kaluar kërkoi nga Prishtina zyrtare që t’i përmbushë edhe 8 kritere të veçanta, të cilat sipas Qeverisë së Kosovës, janë përmbushur në muajin mars. Tani, siç ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa, vendimi është politik jo teknik.
E-Diaspora
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë












