Lajme
Gjatë këtij viti, 50 të vdekur në komunikacion
Rreth 5400 qytetarë janë lënduar nga aksidentet në trafik, prej tyre ka edhe të tillë që kanë mbetur invalidë. Shkaku kryesisht është tejkalimi i shpejtësisë dhe rrugët jo të mira të Kosovës
Rreth 50 qytetarë kanë humbur jetën nëpër rrugët e Kosovës brenda këtij vitit, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndërsa rreth 5400 të tjerë janë lënduar, prej tyre ka edhe të tillë që kanë mbetur invalidë. Shkaqet e këtyre aksidenteve janë nga më të ndryshmet, që nga tejkalimi i shpejtësisë, rrugët në ndërtim, mungesa e sinjalistikës, etj.
Derisa po kalonin në magjistralen Prishtinë – Pejë, disa të rinj kishin ndaluar në afërsi të “Kroit të Mbretit”. Aty, ditë më parë kishte ndërruar jetë një shok i tyre, në një aksident trafiku. “Ky vend që ka marrë shumë jetë njerëzish…”, shprehej njëri nga ta, i mërzitur për shokun që ka humbur në moshë shumë të re, e që kishte lënë pas familjen e ngushtë dhe të fejuarën, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Të mërzitur, nisen ngadalë. Nuk preferojnë të zgjasin më tepër bisedë as me gazetarët.
“Ishte një tragjedi. U mbyt një djalë i ri këtu”, thonë ata, pa dashur të komentojnë më shumë.
Zyrtarë policorë por edhe ata të Klinikës Emergjente në QKUK, flasin për rritje të numrit të viktimave në trafik, në raport me vitin e kaluar.
Derisa në periudhën kohore, janar – qershor 2015 kishim 48 vdekje në trafik, në këtë periudhë kohore për vitin 2016 ka dy viktima më shumë, apo 50 të vdekur… Ndërkohë, numri i të lënduarve për këtë periudhë kohore është shumë më i lartë.
Derisa një vit më parë kishim 4207 të lënduar për gjashtë muajt e parë të vitit, si rezultat i aksidenteve në trafik, për sivjet gjatë kësaj periudhe kohore janë lënduar 5389 qytetarë.
Të gjitha këto vdekje dhe lëndime gjatë këtij viti janë shkaktuar në 8285 aksidente që kanë ndodhur brenda gjashtë muajve të parë të vitit.
Kështu, për të njëjtën periudhë kohore, gjashtë muajt e parë të vitit 2016, janë shënuar 908 aksidente më shumë se sa në gjashtë muajt e parë të vitit 2015.
Këto të dhëna krahasimtare, janë konfirmuar për gazetën “Zëri” nga Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Vetëm në Qendrën Emergjente të QKUK-së, drejtori Basri Lenjani, konfirmon se nga data 01 korrik deri më 20 korrik të këtij viti kanë shënuar 4 raste të vdekjeve, si pasojë e aksidenteve të trafikut.
“Për periudhën kohore 01 janar deri më 20 korrik kemi trajtuar 2762 të lënduar, kurse fatkeqësisht kanë ndërruar jetë duke mos i përballuar lëndimeve, 10 qytetarë. Katër të vdekur i kemi vetëm gjatë muajit korrik. Po ashtu, deri më 20 të këtij muaji kemi 373 të lënduar si pasojë e aksidenteve”, ka thënë drejtori Lenjani.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër












