CH-Ballkani
Kërcimtarët kosovarë sjellin në Gjermani përvojat traumatike nga lufta e Kosovës
Disa nga elementet e koreografisë të kujtonin përvojat traumatike të luftës së viteve n`90 në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Kështu, njëri ndër kërcimtarët gjatë shfaqjes bie sikur i vrarë nga pushka, ndërkohë që në sfond dëgjohet një muzikë dramatike
Pjesëtarët e grupit vallëzues “Urban Dance Crew” nga Mitrovica u ndanë të kënaqur me qëndrimin në Gjermani, ku së fundi bënë një paraqitje të suksesshme në famullinë Hilgen-Neuenhaus të qytetit Wermelskirchen, shkruan rp-online.de
Më shumë se 20 minuta ka zgjatur programi i këtij grupi, i përshkuar nga një koreografi e larmishme, e prezantuar në mënyrë profesionale nga valltarët.
Disa nga elementet e koreografisë të kujtonin përvojat traumatike të luftës së viteve n`90 në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Kështu, njëri ndër kërcimtarët gjatë shfaqjes bie sikur i vrarë nga pushka, ndërkohë që në sfond dëgjohet një muzikë dramatike.
Pjesët tjera tingëllonin dukshëm më gazmore dhe animonin publikun për të duartrokitur dhe marrë pjesë në vallëzim.
“Ishte një përvojë e mrekullueshme të ishim këtu”; thotë kërcimtari dhe koreografi Benjamim. “Jemi shumë të kënaqur sidomos me mikpritjen e njerëzve këtu”.
Gjatë ditëve të kaluara, grupi ka vizituar një numër të madh vendesh, si në qendër të qytetit, në shtëpi të pleqve dhe në Kopshtin Zoologjik të Wuppertalit. Por, më e rëndësishmja për ta ka qenë lidhja e miqësive të reja, transmeton albinfo.ch. Sot (të dielën) ata nisen për në atdhe.
Vizita është mundësuar nga Bashkësia Kishtare Hilgen-Neuenhaus dhe Gjakonia e Kosovës.
Sipas përgjegjëses së bashkësisë së përmendur, Dorothea Hoffroge, përjetimet e luftës vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm për të rinjtë dhe të rejat, pjesëtarë të grupit.
Madje “disa prej pjesëtarëve pak më të vjetër vazhdojnë të flenë me drita të ndezura”, ka shtuar ajo. Lufta ka gërmuar thellë në ndërdijen kolektive të kosovarëve, përcjell albinfo.ch. Sipas Hoffroge, rreth 20 për qind të popullatës vuajnë nga traumat e luftës.
Vallëzimi u shërben të rinjve si mjet për të tejkaluar kufijtë ndëretnikë, që është një mesazh pozitiv për të ardhmen e vendit.
Në vjeshtën që vjen, të rinjtë nga Wermelskirchen-i do t`ua kthejnë vizitën moshatarëve të tyre në Kosovë. “Ne që tash po i gëzohemi vizitës së pritshme”, thotë Benjamimi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit Kosova shkon sërish në zgjedhje, derisa në listat e partive politike ka nga diaspora, që për... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’u heqë privilegjet veturave elektrike Disa kantone si Cyrih përjashtojnë plotësisht veturat elektrike nga taksa e automjeteve, ndërsa të tjera ofrojnë... -
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë













