Lajme
Mjedra, kultura bujqësore që po pushton Kosovën
Këtë vit është rritur dukshëm prodhimtaria e mjedrës në Kosovë. Derisa vitin e kaluar janë mbjell 400 hektarë, sivjet me mjedër janë mbjell 1 mijë hektarë sipërfaqe
Prodhuesit e mjedrës nga gjithë Kosova po i prezantojnë në Prishtinë, në sheshin “Nënë Tereza” prodhimet e kësaj kulture, në panairin e sivjetmë që ka filluar dje dhe që do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme. Mjedra, si kulturë bujqësore kanë filluar të mbillet me të madhe në Kosovë, ku këtë vit janë dyfishuar sipërfaqet me mjedrë.
Panairin për promovimin e mjedrës, sot e kanë vizituar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë Greg Delaëie, si dhe drejtori i misionit të USAID-it, James Hope.
Gjatë kësaj vizite, ministri Krasniqi tha se kultura e mjedrës është një nga storiet më të mëdha të suksesit ekonomik, duke treguar se sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë nga 400 hektarë sa ishin vitin e kaluar, këtë vit kanë arritur në mbi 1 mijë hektarë. Sipas tij, sivjet, është rritur edhe prodhimtaria e mjedrës, duke shkuar në 5 mijë ton në nivel vendi.
“Përfitimet me këtë kulturë janë të jashtëzakonshme dhe kjo është edhe arsyeja që ne si ministri e kemi vënë në prioritetet kryesore dhe vetëm gjatë këtij viti për pemët manore, ku bën pjesë edhe mjedra po ndajmë mbi 4 milionë euro për ngritje të sipërfaqeve të reja, për avancim të atyre ekzistuese, për rritje të kapaciteteve të deponimit dhe përpunimit, e po ashtu edhe për subvencionim për pemishtet ekzistuese”, tha ministri Krasniqi.
Lidhur me shqetësimet që ndërlidhen me kapacitetin grumbullues dhe deponues të pikave grumbulluese, Krasniqi tregoi se ministria ka ndihmuar për të gjetur zgjidhje për grumbullim dhe ngrirje të prodhimeve me kohë.
Në këtë mënyrë ai kërkoi nga pikat grumbulluese që të shfrytëzojnë këto mundësi dhe të grumbullojnë me kohë prodhimet e fermerëve.
Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se mbështetja e zhvillimit ekonomik të Kosovës është prioritet kryesor i ShBA-ve dhe përmes aktiviteteve të USAID-it ai tha se po investojnë në edhe në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
“Përvoja e viteve të kaluara ka treguar se ky sektor ka potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e prodhimit dhe përpunimit dhe sipas disa vlerësimeve deri në vitin 2020 në Kosovë, 3 mijë hektarë do të përdoren për rritjen e mjedrave dhe kjo tregon se Kosova mund bëhet një furnizues i shkallës së parë i mjedrave të freskëta dhe të përpunuara jo vetëm për tregun vendor, por edhe për atë të huaj”, tha Delawie.
Në partneritet me MBPZHR-në, ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen e zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













