Jeta në Zvicër
Zvicra, transit për refugjatët
Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë në Chiasso
Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë nga Italia në Zvicër është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë. Refugjatët duan të kalojnë përmes Zvicrës në Gjermani, shkruan “Deutche Welle” në gjuhën shqipe.
Gjithnjë e më shumë kufij në BE po ruhen rreptësishtë për shkak të fluksit të refugjatëve. Si rezultat trafikantët dhe refugjatët janë vazhdimisht në kërkim të rrugëve të reja për emigrantët nga rajonet e krizës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Tani autoritetet zvicerane po vërejnë prej disa muajsh një rritje të numrit të refugjatëve që hyjnë nga Italia.
Numri i refugjatëve që përpiqen të hyjnë është aq i madh sa autoritetet po kontrollojnë gjithnjë e më me forcë kufijtë në Chiasso. Nga qyteti italian Domodossola kanë hyrë në Lugano në muajt qershor dhe korrik 9.900 vetë. 4.208 syresh janë dëbuar për në Itali. Kurse numri i përgjithshëm i personave që kanë hyrë ilegalisht në këtë kohë në Zvicër është 22.181 vetë, sikurse shpjegoi për ‘Deutsche Wellen’ Administrata Kufitare e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është shumë restriktive, sepse nuk do të bëhet vend transit për refugjatët. Edhe pse refugjatët kanë mundësi të bëjnë kërkesë për azil në Zvicër dhe të qëndrojnë aty, shumë nuk e bëjnë këtë. Ata duan të vazhdojnë rrugën për në Gjermani apo Suedi.
Shumica e refugjatëve duan të vijnë në Gjermani. Vetëm në qershor policia kufitare gjermane ka regjistruar 1008 persona që kanë hyrë ilegalisht nga Zvicra. Miriam Behrens, eksperte për emigrimin shpjegon se përse njerëzit nuk duan të qëndrojnë në Zvicër, edhe pse ky vend është ekonomikisht i qëndrueshëm. “Shumë njerëz në kanë kokë pamjet nga Gjermania apo Suedia në lidhje me pritjen që iu bë refugjatëve, po ashtu ata kanë zakonisht miq apo të afërm që jetojnë në këto vende. Prandaj shumë përpiqen për të ardhur në Gjermani, edhe në qoftë se kanë bërë më parë kërkesë për azil në Zvicër”.
Edhe në Gjermani janë shtuar kontrollet kufitare.
Por në fokus të kontrolleve nuk janë domosdoshmërish vetë refugjatët, por organizatat e kontrabandistëve dhe të trafikantëve që veprojnë në sfond dhe mundohet vazhdimisht të gjejnë rrugë të reja drejt Evropës. Për këtë shkak zyrat e Policisë Kufitare Federale në zonat e prekura në jugperëndim po shtojnë personelin. Kështu në zonën kufitare janë dërguar rreth 30 kufitarë shtesë. Ata po ndërmarrin operacione të përbashkëta kontrolli me rojet kufitare zvicerane.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













