Sport
Strakosha e zëvendëson Berishën
Etrit Berisha ndodhet pranë largimit nga klubi i Lazios në Serinë A. Një ditë më parë agjenti i tij Frederico Pastorelo tha se ishte në bisedime për kalimin te Palermo, pasi ai nuk po gjente hapësirat e duhura me skuadrën, shkruan albinfo.ch.
Mediat italiane kanë publikuar edhe listën e 23 futbollistëve që trajneri Simone Inzaghi ka thirrur ndaj Juventusit.
Lazio pritet të luajë sot (ora 18:30) në “Olimpico” takimin e vlefshëm për Javën e dytë të Serisë A ndaj bardhezinjve dhe mes futbollistëve mungon emri i Berishës.
Tre portierët e thirrur nga trajneri janë Marchetti, Strakosha dhe Vargiq. Vendin e Berishës duket se e ka zënë i riu Thomas Strakosha, pasi edhe në ndeshjet e kaluara gardiani i kuqezinjve nuk ka pasur rolin e titullarit në formacion. Ndërsa është aktivizuar kryesisht në Kupën e Italisë dhe në miqësore.
E-Diaspora
-
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet Modeli i biznesit është i strukturuar në mënyrë transparente pasi klientët paguajnë vetëm për kohën dhe... -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie Sistemi i ri synon të rrisë sigurinë e çiklistëve duke vendosur një sinjalistikë të njëjtë në... -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje -
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën -
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë













