E-Diaspora
“Rinia“, në festën e fshatit Spreitenbach
Në Spreitenbach të Zvicrës tashmë tradicionalisht nga data 26 deri më 28 gusht organizohet festa e fshatit. E, kësaj feste këtë vit në organizim i është bashkuar edhe grupi i vallëzimit ”Rinia”, me seli në të njëjtin vend.
Në festën e fshatit në Spreitenbach, rreth 40 grupe të ndryshme kanë prezantuar ushqime të llojllojshme nga kuzhinat e tyre tradicionale, e në mesin e tyre janë prezantuar edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Aty në fshatin zviceran ishte vendosur një tendë, e cila dallohej nga tendat e tjera.
Tenda e shqiptarëve, për të cilën kishte ndihmuar Sadi Krasniqi, pronar i kompanisë shqiptare ”Ski Lüftungs Technik”, ishte dekoruar në mënyrë të veçantë nga anëtarët e grupit të vallëzimit ”Rinia“.
E kishin dekoruar atë me një qilim, flamur kombëtar, një buqetë lulesh dhe një palë veshje kombëtare. Lidhur me këtë aktivitet ka folur themeluesi dhe udhëheqësi i grupit të vallëzimit “Rinia”, Sherif Dakaj
”Për dy ditë me radhë në festën e fshatit në Spreitenbach kemi prezantuar kuzhinën tonë popullore dhe ushqimet tona tradicionale, si: fli, pite, mantija dhe shumë e shumë lloje të tjera të gatimeve, me të cilat është e begatuar kuzhina jonë. Gjithçka është gatuar aty për aty, në prezencë të të tjerëve dhe ky ka qenë qëllimi ynë që t’iu tregojmë të tjerëve sa e begatshme dhe e pasur është kuzhina jonë”, tha Dakaj.
Ai më pas shtoi se nganjëherë ushqimet edhe nuk mjaftonin, sepse zviceranët nuk kanë njohuri për kuzhinën tonë dhe gjatë këtyre tri ditëve të prezantimit ushqimet tona tradicionale ishin shumë të kërkuara nga pjesëmarrësit. E veçanta e kësaj feste është se kësaj here vullnetarisht janë paraqitur shumë bashkëvendës tanë, edhe pse nuk kanë fëmijë në grupin e vallëzimit, dhe kjo është ndjenjë e mire, por edhe krenari për ne”, theksoi Dakaj, i cili falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet, e në veçanti nënat dhe motrat shqiptare për kontributin dhe mundin e tyre që kanë bërë gjatë këtyre ditëve.
Aktiviteti i grupit të vallëzimit ”Rinia” nuk mbaron këtu. Në këtë fshat të Zvicrës, për nder të kësaj feste është mbajtur edhe program artistik, me ç’rast ky grup u paraqit me këto valle: ”Vallja e shamive“, ”Vallja tiranase“ dhe ”Vallja e lirë“, kurse grupi i të rriturve është paraqitur me një kolazh vallesh shqiptare.
Në fshatin Spreitenbach të Zvicrës jetojnë gjithsej 11 mijë e 270 banorë, prej tyre mbi 50% të huaj, ku një numër i madh janë shqiptarë të viseve të ndryshme.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka rënë më në fund dakord të ndajë një milion franga shtesë... -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
















