Lajme
Hidhet nga terminali i aeroportit, humb jetën 23 vjeçari
Ngjarje shokuese ka ndodhur dje pasdite në aeroportin Tiranës, duke shkaktuar panik e tronditje tek të gjithë udhëtarët. Ai bërtiti jam “Spiderman” dhe u hodh nga10 metra lartësi
Të gjithë të pranishmit në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë janë shikuar, kur një 23 vjeçar u hodh nga terminali duke bërtitur “jam Spiderman” dhe kështu ia mori jetën vetes. Ngjarje shokuese ka ndodhur dje pasdite në aeroport, duke shkaktuar panik e tronditje tek të gjithë udhëtarët.
Policia deklaron se i riu Jurgen Kapllani, 23 vjeç, banues në Tiranë sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku ishte emigrant me avionin Mynih-Tiranë. Sapo ka kaluar doganën, i riu është paraqitur në terminal dhe më pas ka hipur mbi traverse e hekurit dhe është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme prej 10 metrash.
Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë efektivët e policisë e kanë transportuar drejt morgut të spitalit ushtarak.
Dyshohet se ai vuante nga depresioni dhe kjo mund ta ketë shtyrë në aktin ekstrem.
Një dëshmitar tha se Jurgen Kapllani, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit thirri: “Më prit se po vij”.
Nuk dihet arsyet e sakta se pse i riu nga Tirana është kthyer nga Gjermania, por disa burime qi i çmend “shqiptarja.com” thonë se ai mund të kishte aplikuar për azil, dhe të jetë kthyer pas refuzimit nga autoritet gjermane. Lidhur me këtë ngjarje një grup hetimor i SHKB, pranë ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet me qëllim nxjerrjen e përgjegjësive për efektivët që nuk ndërhynë për parandalimin e të riut Jurgen Kapllani që të hipte mbi tranversat e hekurit të terminalit, prej nga dhe u hodh.
Vetëvrasja e të riut nga Tirana ka zbuluar edhe një herë tjerër masat e dobëta të sigurisë që ka aeroporti kombëtar “Nënë Tereza”. Kjo pasi, i riu ka pasur kohën e mjaftueshme të ngjitet mes skelave të hekurit të aeroportit dhe ka qëndruar mbi to gati 15 minuta, por askush nuk e ka parandaluar të riut të kryejë vetëvrasjen.
Disa nga dëshmitarët treguan se i riu ka hipur qetësisht në skelat e hekurit të terminalit të aeroportit “Nënë Tereza” duke mos u ndaluar nga asnjë efektiv i forcave të policisë, të cilët kanë dhe përgjegjësinë për garantimin e sigurisë brenda në ambientin e terminalit të aeroportit.
Por pavarësisht kësaj, Jurgen Kapllani ka hipur i qetë dhe pasi ka qëndruar për rreth 15 minuta mbi hekura, ka vendosur të hidhet, duke i thënë fund jetës.
“Askush nga efektivët e komisariatit të aeroportit, nuk ka negociuar me të riun”, thanë disa prej udhëtarëve. Kjo ngjarje vuri edhe një herë në dukje masat e dobëta të sigurisë që ka ky aeroport, në të cilin dy muaj më parë u grabitën rreth 1 milion euro nga furgonat e një banke të nivelit të dytë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













