Sport
Tifozët kosovarë e pushtojnë Finlandën
Ndeshja luhet ditën e hënë, në orën 20:45, në “Veritas Stadium”. Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Turqinë, Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën
Kosova ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare do ta luajë si mysafir, megjithatë, tifozët kosovarë pritet që t’i japin mbështetje të madhe, duke e përkrahur maksimalisht, shkruan albinfo.ch.
Për këtë, Finlanda është vënë në alarm, pasi stadiumi mund të ketë numër krejtësisht të paimagjinueshëm të tifozërisë së Kosovës. Bëhet fjalë që për këtë takim të ndryshojë edhe raporti mes tifozërisë vendëse dhe asaj mike.
Pala vendëse është duke parë të gjitha mënyrat e mundshme që së paku të mos ketë trazira dhe, së dyti, të minimizohet në maksimum, me sa është e mundur, ndalimi i tifozëve kosovarë për të qenë të pranishëm në stadium. Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim apo sinjal zyrtar për ndalimin e tyre, mirëpo pritet që kosovarët të jenë edhe shumicë, për të mos thënë që pritet të mbushin stadiumin.
Kjo është sfida e parë e Kosovës zyrtare dhe kjo do të jetë ndeshja e parë në të cilën kjo përfaqësuese do të luajë për të marrë pikë. Kosova do të jetë për herë të parë pjesëmarrëse në një edicion të tillë. Ndeshja luhet ditën e hënë, në orën 20:45, në “Veritas Stadium”. Kosova ndodhet në Grupin I së bashku me Turqinë, Kroacinë, Islandën, Ukrainën dhe Finlandën.
E-Diaspora
-
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet Modeli i biznesit është i strukturuar në mënyrë transparente pasi klientët paguajnë vetëm për kohën dhe... -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie Sistemi i ri synon të rrisë sigurinë e çiklistëve duke vendosur një sinjalistikë të njëjtë në... -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje -
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën -
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë











