Lajme
S’ka më targa “Proba”, arrihet reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen reciproke për targat e automjeteve. Me këtë marrëveshje hiqen nga përdorimi tabelat ‘prova” të cilat njëanshëm i ka zbatuar pala Serbe
Pas një dialogu 9 orësh me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur sot në Bruksel, marrëveshjen për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe heqjen nga përdorimi të tabelave ‘prova” të cilat njëanshëm zbatoheshin nga pala Serbe që nga viti 2011.
Me këtë rast ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se arritja e marrëveshjes për reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë është një arritur e rëndësishme sepse me këtë marrëveshje nuk do të ketë më përdorim të tabelave prova të cilat njëanshëm pala serbe i ka aplikuar ndaj veturave të Kosovës.
Kjo marrëveshje, sipas saj, do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve dhe se me këtë rast të dyja shtetet dëshmuan se reciprociteti është parimi kryesor për marrëveshjet e dialogut të Brukselit dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.
Ajo theksoi se pas shumë muajsh të këmbëngulësisë së palës së Kosovës që të vendoset reciprociteti, i cili buron nga marrëveshja dhe plani për zbatim i lëvizjes së lirë të vitit 2011, më në fund u arrit ky sukses.
Zbatimi i kësaj marrëveshje do të fillojë menjëherë sapo të dy shtetet të bëjnë përgatitjet teknike që lidhen me këtë çështje, ndërsa modeli që do të aplikohet bazohet në modelin e aplikuar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, dallimi është që letërtngjitëset aplikohen për tabelat e veturave të të dyja shteteve.
“Ky avancim i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes i arritur në vitin 2011 do të lehtësoj më shumë qarkullimin e qytetarëve të të dy shteteve dhe do të minimizoj pritjet në pikat kufitare ngase nuk do të kërkohet më që të ndërrohen tabelat RKS me ato provuese”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar për planin e heqjes nga qarkullimi të tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në veri të vendit.
Delegacioni i Kosovës në këtë takim njoftoi se po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e zyrave të Agjencisë së Regjistrimit Civil në katër komunat veriore si dhe të zyrave të gjendjes civile në këto komuna, proces ky që pritet të përmbyllet shpejtë dhe në këto komuna të fillojë pajisja e gjithë qytetarëve me pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata të gjendjes civile dhe të dokumenteve tjera të shtetit të Kosovës.
Takimi i radhës i grupit punes për lirinë e lëvizjes pritet të mbahet në fillim të javës së ardhshme ku do të diskutohen detajet tjera teknike për zbatimin e plotë të marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes dhe Planit për Zbatim të vitit 2011 si dhe konkluzioneve të arritura sot që avancojnë tutje këtë marrëveshje dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











