Lajme
Varroset nëna e heroit Agim Ramadani
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën mbi 80-vjeçare, ka vdekur Fetije Ramadani, nëna e heroit të kombit, Agim Ramadani. Në varrim e saj morën pjesë mijëra qytetarë të ardhur nga gjithë Kosova
Mijëra qytetarë nga Anamorava, por edhe nga viset tjera të Kosovës, kanë marrë pjesë sot në varrimin e Fetije Ramadanit, nënës së heroit të kombit, Agim Ramadani. Ajo që ishte cilësuar si Nëna e Qëndresës, vdiq pas një sëmundje të shkurtër në moshën 80 vjeëe dhe u varros në Zhegër, aty ku kishte lindur komandant “Katana”.
Të pranishëm në varrim ishin edhe shumë bashkëluftëtarë të ish heroit Agim Ramadani, përfshirë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, si dhe deputetë dhe ish bashkëluftëtarë të Agim Ramadanit nga Brigada 138 e UÇK-së e cila ka mbajtur emrin e tij.
Funerali i saj është mbuluar me flamurin kombëtarë i cili është vendosur në oborrin e shtëpisë, ku familjarë e miq po i japin lamtumirën e fundit. E ndjera, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, ndërsa përveç komandant “Katanës” ajo rriti edhe pesë fëmijë të tjerë: Demushin, Jasharin, Bekimin dhe dy vajza, Fatmirën dhe Makfirën.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka thënë se zonja Fetije ia dha kombit Agimin, e ky i fundit ia dha kombit të tij lirinë. Ai tha se të gjithë të pranishmit duhet të marrin diçka nga urtësia e saj, duke thënë se ky atribut është sinonim i një nëne shqiptare.
“Të gjithë e kemi parë veçorinë e saj të veçantë, që është urtësia e saj. Ajo ka qenë nënë e urtë, nënë me pak fjalë. Dëshiroj të kërkoj që të gjithë ne, që nga urtësia e kësaj nëne të madhe që u nda nga jeta, të marrim diçka nga ajo dhe të mos kthehemi bosh në shtëpitë tona. Urtësia e saj është sinonim i një nëne shqiptare”, ka potencuar Haziri.
Në emër të familjes Ramadani, ka folur edhe djali i të ndjerës, Jashar Ramadani, i cili ka falënderuar të pranishmit për nderin dhe respektin e treguar sot me masovitet në këtë ceremoni varrimi.
Fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni varrimi pati edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Hysen Berisha nga “Brigada 138 Agim Ramadani”.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












