Lajme
Hotele shumë, pushues pak
Sipas anketës që ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendit, të hoteleve dhe bujtinave është 14.18 për qind
As 15 për qind e kapaciteteve të hoteleve dhe bujtinave në Kosovë nuk po arrin të mbushen me vizitorë të huaj e as vendas. Sipas raportit të fundit që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tre mujorin e dytë, sa i përket statistikave të hotelerisë në Kosovë, rezulton se 85 për qind e dhomave mbeten të lira.
Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve, sipas ASK-së, gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt dhe qyteteve të tjera. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18 për qind.
“Në tre mujorin e dytë 2016, numri i vizitorëve është 33 290 vizitorë, prej tyre 36.08 për qind janë vizitorë vendorë dhe 63.92 janë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në këtë tre mujor është 49 639, ku 33.28 për qind e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72 për qind janë të huajt”, thuhet në raport, transmeton Albinfo.Ch.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 netëqëndrime. Po ashtu numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












