Lajme
Shqipëri, brenda 24 orësh, 1000 gjoba për rrip të sigurisë
Në total gjatë ditës së djeshme, policia ka vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative, prej tyre 966 vetëm për mosvendosjen e rripit të sigurisë
Përveç Kosovës që ka bërë gati ligjin e ri të komunikacionit që do të jetë më i rrepti në Evropë, edhe autoritetet shqiptare kanë ashpërsuar masat e sigurisë në trafik. Sipas burimeve nga Policia e Shqipërisë, brenda 24 ore janë shqiptuar rreth 1000 gjoba vetëm për mosvendosjen e rripit të sigurisë.
Siç raporton TCH, për mosvendosje të rripit të sigurimit, gjobat shkojnë nga 5 mijë deri në 15 mijë lek të reja, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, policia ka ndëshkuar 966 qytetarë për mosvendosje të rripit.
Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, janë vënë në pranga edhe 2 persona pasi kanë drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, janë pezulluar gjithsej 20 leje drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme. “Në total gjatë ditës së djeshme, policia ka vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.513 masa administrative”, thuhet në njoftim.
Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, për vendosjen r rripit të sigurimit, por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Ndryshe, vetëm nga aksidentet në komunikacion, në Shqipëri dhe Kosovë kanë humbur jetën qindra veta vetëm brenda një viti.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










