Lajme
Nëna e të vrarit: nëse vrasësi s’dënohet do vras unë
Në një status në faqen e saj në “Facebook”, nëna djaloshit 18 vjeç që u vra në Pogradec, nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin e merituar
Nëna e Fabio Hilës, 18vjeçarit i cili u vra dy ditë më parë në Pogradec, ka deklaruar publikisht se nëse vrasësi i birit të saj nuk dënohet nga gjykata, ajo vet do ta vras. Në një status në faqen e saj në “Facebook”, ajo nuk përjashton mundësinë e vetëgjyqësisë, në rast se vrasësi nuk merr dënimin që meriton.
18vjeçari Fabio Hila u ekzekutua me automatik dy ditë më parë, në një lokal bastesh, pas sherrit për një vajzë me bashkëmoshatarin e tij Fabio Mucollari.
“Unë jam një nenë si nenat tuaja.. që mu fik drita e syve të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zënë pjesën më të madhe në jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë. Për një fjalë goje mua mu shua jeta e engjëllit tim. Nëse ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzori dhe që kam besim që do ta bëni, unë nena e tij i premtova para arkivolit që do t’ia marr shpirtin ashtu si ai bëri me fëmijën dhe engjëllin tim të vetëm”, thotë nëna e Fabios .
“Jeni baballarë keni fëmije jeni nëna e dini shumë mirë çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paaftë mendor o me një gjykim si minoren…vrasësi është dhe mbetet i tillë”, thotë ajo, transmeton albeu.
Prandaj kjo nënë edhe një herë thërret gjyqësinë që ta vendosë në vend, drejtësinë ndryshe, do ta merr në dorë vetë ajo atë.
Ndryshe, Gjykata e Korçës ka arrestuar tashmë 17-vjeçarin Fabjan Muçllari i cili akuzohet për vrasjen e 18-vjeçarit Fabio Hila. Gjykata në seancën që mbajti sot vendosi që vrasësi të mbetej në paraburgim.
Muçllari e ka pranuar krimin e rëndë, ndërkaq është shfaqur mjaft gjakftohtë para trupës gjyqësore dhe nuk ka shfaqur pendesë. Babai i 18-vjeçarit ka qëndruar gjatë gjithë kohës kokulur dhe pa folur.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së martës në një lokal në Pogradec. Aty Fabiani qëlloi për vdekje me kallashnikov 18-vjeçarin. Sherri mes tyre kishte lindur në Facebook, ku kishin shkruar mesazhe fyese e kërcënuese me njëri tjetrin për një vajzë.
Sipas 17-vjecarit, që kreu vrasjen, ka qenë vetë viktima Hila që i ka kërkuar të takoheshin, i ka treguar vendndodhjen dhe i ka dhënë edhe numrin e celularit. Pas këtij momenti, 17 vjeçari ka shkuar në lokal, ka qëlluar fillimisht në ajër me armë zjarri ndërsa bashkëmoshatari u fsheh poshtë banakut për të shpëtuar, por Muçollari e ka qëlluar me plumb në zemër.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












