CH-Ballkani
Shqipëria nuk çel kufijtë për emigrantët
Samiti i Vjenës ka mbledhur kryeministrat e Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Maqedonisë me përfaqësuesit e tjerë të Unionit, ku u diskutuar për emigracionin në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me ftesë të homologut të tij austriak ka marrë pjesë Samitin e organizuar në Vjenë të Austrisë, lidhur me emigracionin në Ballkanin Perëndimor, shkruan albinfo.ch.
“Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë të shprehur që në fillim. Marrim pjesë në këtë përpjekje nëse është e përbashkët, e koordinuar dhe mirëorganizuar nga të gjitha vendet. Shqipëria nuk mund të çelë kufijtë apo të veprojë si disa vende që tradhtojnë vlerat e BE-së”, ka thënë kryeministri Rama.
Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit në Vjenë zhvilloi një takim dypalësh me kancelarin austriak Christian Kern, me të cilin bisedoi rreth reformave të qeverisë, duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe nevoja për të ecur përpara me procesin e integrimit evropian.
Kancelari austriak Christian Kern, ai që mblodhi në samitin e Vjenës kryeministrat e Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Maqedonisë me përfaqësuesit e tjerë të Unionit, dha edhe konkluzionet e bisedimeve që u zhvilluan me dyer të mbyllura. “Ne kemi nevojë për të rimarrë në duar kontrollin e kufijve tanë të jashtëm. Ne dhe jo trafikantët jemi ata që duhet të vendosim se kush duhet të hyjë në Evropë. Gjithashtu, prioritet është edhe mbrojtja e kufijve të brendshëm të Evropës, kryesisht kufiri midis Greqisë dhe Maqedonisë”, deklaroi Kern.
Për presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, mbyllja e rrugës për refugjatët nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. “Ne duhet të përmirësojmë efikasitetin e veprimeve tona. Kemi nevojë që të konfirmojmë politikisht se rruga e Ballkanit perëndimor është e mbyllur për një qëllim të mirë, për të shmangur emigracionin e paligjshëm dhe e përgëzoj kancelarin Kern që na mblodhi bashkë për këtë iniciativë”, deklaroi Tusk.
Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se kthimi në vendet e tyre të emigrantëve që nuk kanë marrë statusin e azilantit është një tjetër objektiv i rëndësishëm.
“Ne biseduam sot për domosdoshmërinë e përfundimit sa më shpejtë të marrëveshjeve me vendet e treta, sidomos me Afrikën, Pakistanin dhe Afganistanin, me qëllim qe ata të cilët nuk mund të qëndrojnë në Evropë për arsye humanitare do të kthehen në vendet e tyre. Po ashtu, Gjermania i ofron mbështetje Greqisë dhe Italisë, pasi çdo muaj do të marrë qindra emigrantë nga të dyja vendet”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













