Zhvillim
Zvicra nis negociatat për një marrëveshje të sigurimeve shoqërore me Kosovën
Në mbledhjen e së mërkurës, më 16 nëntor 2016, Këshilli Federal e ka mandatuar Departamentin Federal të Punëve të Brendshme për të filluar negociatat mbi një marrëveshje për sigurimet shoqërore me Kosovën. Marrëveshja në fjalë to t’u mundësojë shtetasve kosovarë që të marrin pensionet e tyre të pleqërisë dhe të invaliditetitetit jashtë vendit, njofton albinfo.ch.
Këshilli Federal ka vendosur në vitin 2009 që, duke filluar nga 1 prilli 2010 të mos vazhdojnë të zbatojë marrëveshjen e sigurimeve shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën. Që nga ajo kohë, Kosova është shteti i vetëm pasardhës i Jugosllavisë, me të cilën nuk ka marrëveshje për sigurimet shoqërore.
Shtetasit kosovarë që marrin pensionet e pleqërisë AHV-AVS dhe të invaliditetit IV-AI nuk paguhen edhe jashtë vendit. Këtë duhet ta mundësojë marrëveshja e re me Kosovën.
“Marrëveshja gjithashtu duhet të përfshijnë një klauzolë për ndihmë të ndërsjellë në luftimin e mashtrimit me sigurime. Pensionet e shtyllës së 2 do të paguhen pavarësisht nga ekzistenca e një marrëveshjeje jashtë vendit.”, thuhet në njoftimin e Këshillit Federal, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme legjislacionin e saj në fushën e sigurimeve shoqërore që nga viti 2010 duke krijuar një infrastrukturë të përshtatshme. Bashkëpunimi praktik me autoritetet e Kosovës është vlerësuar mbi evaluimin e rasteve pilote.
Marrëveshja e negociuar duhet të miratohet nga parlamentet e dy vendeve. Ajo do të marrë dy deri tre vjet përpara se të hyjë në fuqi. Në Zvicër jetojnë rreth 112 mijë të huaj me shtetësi kosovare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











