Lajme
6500 mërgimtarë zbarkojnë në Portin e Durrësit
Në orët e para të mëngjesit në terminalin e trageteve janë ankoruar tragetet e para ndërkohë që priten edhe të tjerë deri ne oret e vona
Fluks emigrantesh që vijnë për te pushuar në vendlindje nëpërmjet portit te Durresit. Mbi 6500 udhëtarë dhe 2000 automjetembërrijnë në vend gjatë te dieles me 6 tragetet e linjave detare që lidhin portet italiane me portin e Durrësit, njofton top chanel.
Në orët e para të mëngjesit në terminalin e trageteve janë ankoruar tragetet e para ndërkohë që priten edhe të tjerë deri ne oret e vona. Autoritetet portuale kanë marrë të gjithë masat për të përballuar numrin e madh të udhëtarëve, që parashikohet t’i drejtohen Shqipërisë në javët e fundit të këtij muaji.Këtë sezon policia kufitare ka shtuar sportelet për të shmangur kohën e përpunimit të udhëtarëve në ditët e fluksit, ndërsa doganierët punojnë me kapacitet të plotë në terren. Aktualisht fnksionojne 31 sportele. Numri i udhëtarëve pritet të rritet ndjeshëm që nga dita e diel kur është lajmëruar mbërritja e 8 trageteve vetëm gjatë paradites. Pushimet verore sjellin shumë prej emigrantëve shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit pranë familjeve. Ndërkohë terminali i ri, që po ndërtohet me një investim të përbashkët prej afro 15.4 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Qeveria shqiptare, nuk ka përfunduar ende.Ai pritet të përfundojë në prag të sezonit të ardhshëm turistik dhe me përfundimin e tij pritet të sigurohen mjedise komode të qëndrimit të udhëtarëve që lëvizin nga kjo portë e madhe që lidh vendin me pjesën tjetër të Europës përmes transportit detar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










