Lajme
Vazhdojnë të jenë të mbyllura pikat kufitare në veri
Në Rudare ku është e vendosur barrikada kryesore nga serbëy në veri të Kosovës, nata ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Natë e qetë ka qenë edhe në fshatin Zupç afër Zubin Potokut.
Gjatë natës është vërejtur një numër më i madh i serbëve në barrikadat që janë vendosur në drejtim të Jarinjes.
Bëhet e ditur se forcat e KFOR-it nuk i kanë vizituar barrikadat gjatë natës asnjëherë.
Për shkak të mbylljes së pikave kufitare 1 dhe 31 nga ana e KFOR-it, mallrat nga Serbia nuk po arrin në komunat veriore me popullatë serbe, kështu që është dita e tretë që buka dhe qumështi nuk po arrin në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq.
Nga ana tjetër ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka deklaruar se situata në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri vazhdon të jetë e qetë.
Rexhepi ka bërë të ditur se në pikën 31 funksionon dogana dhe policia kufitare e Kosovës, ndërsa Jarinja është e bllokuar për automjete të rënda dhe aty bëhet vetëm lëvizja e qytetarëve nën kontroll të rreptë.
Sipas tij, policia në këto raste nuk përzihet për arsye se përgjegjësinë e kanë KFOR-i dhe EULEX-i, ndërsa nëse një gjë e tillë kërkohet nga policia, ajo do të jetë e gatshme.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












