Lajme
Bullgaria mbështet Kosovën lidhur me reciprocitetin
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të vizitës së saj që po zhvillon në Bullgari, është takuar me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Miroslav Naidenov.
Qëllimi i takimit ka qenë thellimi i rrugëve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në kuadër të sektorit të produkteve bujqësore, pasi Bullgaria konsiderohet si njëri ndër prodhuesit kryesor të produkteve të industrisë ushqimore në rajon, me fokus të veçantë në sektorin e shpeztarisë, grurit dhe produkteve të procesuara ushqimore.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të thellojë edhe më tepër bashkëpunimin tregtar në fushën e bujqësisë me të gjitha vendet që kanë kapacitete prodhuese. Kjo vlen posaçërisht në këtë kohë kur kemi vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe kemi një treg potencial prej 400 milionë euro në vit, i cili duhet zëvendësuar me produkte të vendeve tjera”, ka deklaruar ministrja Kusari Lila gjatë takimit.
Ndërsa ministri Naidenov tha se Bullgaria ka përkrahur Kosovën edhe në kohën e shpalljes së pavarësisë, dhe e përkrah fuqimisht edhe sa i përket masave të reciprocitetit. Ai më tej shtoi se “Ne kemi kapacitete prodhuese që i tejkalojnë nevojat tona dhe mund të ndihmojmë në plotësimin e kërkesave të Kosovës për produkte të industrisë ushqimore, sidomos me grurë, ku ka sasi të konsiderueshme për eksport”, ka theksuar ministri Naidenov.
Vizita e zv. kryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në Bullgari po zhvillohet në kohën kur Qeveria dhe bizneset Kosovës po kërkojnë mundësi dhe rrugë alternative të furnizimit të tregut kosovar me produkte, pas vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













