Lajme
Merkel i kërkon Serbisë të rifillojë dialogun me Kosovën
Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri thirrje Beogradit të rifillojë dialogun me Kosovën, pas tensioneve të krijuara mes dy vendeve
“Tashmë ka përsëri tensione mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo është arsyeja për të cilën një nga detyrat e mia do të jetë ta bind Serbinë se duhet të rifillojë dialogun me Kosovën”, ka deklaruar Merkel në prag të vizitës në Kroaci dhe Serbi.
Sipas saj nuk mund të ketë perspektivë evropiane për këtë rajon nëse nuk ndërmerren të gjitha përpjekjet, pavarësisht plagëve të së kaluarës që mbeten ende shumë të thella dhe të dhimbshme.
“Përveç respektimit të parimeve të Bashkimit Evropian, kemi nevojë gjithashtu që të shohim se çdo vend ka vullnetin të bashkëpunojë me zgjuarsi me fqinjët e tij, të zgjidhë në mënyrë paqësore konfliktet dhe të tregojë respekt të dyanshëm”, ka deklaruar kancelarja gjermane. Merkel do të vizitojë të hënën Kroacinë, ndërsa të martën, ajo do të shkojë në Beograd ku do të takohet me liderët serbë.
Kurse zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, kurse flet për një mundësi për kompromis.Vizitën e kancelares Merkel në Serbi ai e cilëson si shumë të rëndësishme.
“Ne presim përkrahje, jo vetëm urime, sepse jemi të sigurt që Serbia mund të ofrojë shumë, jo vetëm për ne, por për të gjithë Evropën, edhe për Gjermaninë”, ka thënë ai për radion gjermane “DLF”.
Lidhur me konfliktin me Kosovën dhe spektrin e zgjidhjeve të mundshme të tij, Gjeliq shprehet se “mund të zgjidhim gjithçka përmes dialogut, së bashku me Gjermaninë dhe OKB-në.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme Sektori i pastrimit është një nga më të prekurit nga nën-punësimi në Zvicër. Mijëra punëtorë, veçanërisht... -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran











