Lajme
Bankat investojnë jashtë vendit, ngadalsojnë kredidhënien
Bankat komerciale në Kosovë po investojnë miliona euro depozita të qytetarëve jashtë vendit, duke ngadalësuar kredidhënien për ekonominë kosovare.
Gjatë vitit 2010, sipas raportit të Bankës Qendrore, në letra me vlerë jashtë vendit, bankat investuan plotë 173.4 milionë euro, që është 78.8 për qind më shume se vitin paraprak.
“Rritjes së investimeve në letra me vlerë i ka kontribuar edhe ngadalësimi i rritjes se kredidhënies brenda vendit, duke krijuar kështu më tepër mjetë në dispozicion për t’u investuar në tregjet e jashtme”, thuhet në raport.
Nga bankat kjo kryesisht arsyetohet nga rreziku i likuiditetit, përfshirë këtu rrezikun për kthimin e kredive dhe proceset e vonuara gjyqësore.
Megjithatë, raporti i fundit i BQK-së, hedh poshtë shumë nga këto pretendime.
Sipas raportit, ka qenë edhe performanca e kënaqshme e tregjeve financiare në nivel global, faktor kyç që inkurajoj bankat të rrisin investimet në letra me vlerë, shkruajnë mediat e vendit.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet














