Lajme
Jahjaga:Komuniteti shqiptar në Zvicër, urë lidhëse mes dy vendeve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Lucas Beglinger
Ambasadori Beglinger theksoi se ka kujtime të mira nga koha e qëndrimit të tij në Kosovë. Ai theksoi se Zvicra ka një raport të veçantë me Republikën e Kosovës, njofton presidenca e Kosovës.
Beglinger gjithashtu përkujtoi se Zvicra ka angazhime të shumëfishta në Kosovë, si në kuadër të KFOR-it, ICO-s, EULEX-it dhe në projekte të tjera, në ndihmë popullit dhe shtetit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga falënderoi ambasadorin Beglinger për bashkëpunimin dhe kontributin e madh që ka dhënë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.
Ajo theksoi se Kosova dhe Zvicra kanë një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre, bashkëpunim ky që do të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen.
Jahjaga gjithashtu tha se komuniteti shqiptar në Zvicër do të vazhdojë edhe më tej të jetë urë lidhëse mes dy vendeve tona.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër











