Lajme
Më shumë eksporte në Shqipëri
Viti ka nisur mbarë për eksportuesit shqiptarë. Të dhënat e INSTAT-it raportojnë për një rritje mbi 15% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Shqipëria ka rritur eksportet me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë. Bëhet fjalë për 15.5% më shumë krahasuar më 2016-ën. Por, në rënie janë importet, ku rezulton se në Shqipëri kanë hyrë më pak produkte nga Kina, Turqia dhe Italia.
Rritje të importit kanë pasur vetëm produktet kimike dhe plastike, ndërsa është eksportuar më shumë mineral, lëndë djegëse, kryesisht naftë dhe gaz si dhe energji elektrike, shkruan Oranews, përcjell albinfo.ch.
Eksportet e mallrave kanë shënuar një tjetër rritje në fillim të këtij viti, ndërsa ulje kanë pësuar importet.
Ndryshe nga një vit më parë, Shqipëria ka eksportuar më shumë në janar 2017, ku kryesojnë mineralet, si kromi, lënda djegëse nafta dhe gazi, si dhe energjia elektrike, tekstile dhe këpucë kryesisht për bizneset që punojnë me material porositës, si edhe materiale ndërtimi e metale dhe më pak mallra të grupit të ushqimeve, pijeve, prodhimeve të drurit dhe artikuj të tjerë.
Në vend kanë hyrë më pak produkte në grupin e mineraleve, energjisë elektrike dhe lëndës djegëse, makineri, materialet e ndërtimit, metale.
Import më të madh Shqipëria ka pasur për produktet kimike dhe plastike, tekstile dhe këpucë, ushqimi dhe pije.
Italia, Kosova dhe Spanja kanë qenë shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje të eksporteve.
Importet e Shqipërisë me Kinën, Italinë dhe Turqinë kanë njohur rënie, ndërsa shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61.1% të të gjithë tregtisë. Eksportet drejt vendeve të BE-së ishin 84.4% dhe importet 48.6%, ku kryesojnë Italia, Greqia dhe Gjermania.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës












