Lajme
Tadiq me katër pika për Kosovën
Tadiqi ka thënë se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që të gjejë zgjidhje me Kosovën para se t'i bashkohet BE-së
Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, ka propozuar katër pika të domosdoshme në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmetojnë mediet serbe.
‘Vijat e kuqe’ të Tadiqit janë ato që edhe pakoja e Ahtisaarit i ka ofruar tashmë, e që janë:
1. Zgjidhje optimale për veriun e Kosovës.2. Garantimi i sigurisë për serbët në enklava3. Rregullimi i statusit të monumenteve kryesore kulturore serbe në Kosovë4. Statusin e të gjitha patundshmërive të serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.Tadiqi gjithashtu ka vënë në pah se askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që të gjejë zgjidhje me Kosovën para se t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
‘Ne po bëjmë gjithçka që të zgjidhim çështjen, Serbia po vazhdon politikën paqësore për gjetje të zgjidhjes konkrete të problemit, duke biseduar me Prishtinën. Por çdo përpjekje për zgjidhje të dhunshme mund të çoj te një zhvendosje masive e popullatës’, ka deklaruar kryetari i Serbisë.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove Në vitin 2023, transporti në Zvicër gjeneroi kosto prej rreth 117 miliardë CHF. Në të njëjtën... -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet











