Lajme
PE i kërkon Kosovës miratimin e demarkacionit dhe luftimin e korrupsionit
"Kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar në rrugën e liberalizimit të vizave", ka thënë Lunaçek
Në Parlamentin Evropian është miratuar sot nga Komiteti i Punëve të Jashtme raport për progresin e Kosovës drejt BE-së, i përpiluar nga nënkryetarja dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek.
“Votimi i sotëm e dërgon edhe një sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Europian. Kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar në rrugën e liberalizimit të vizave. Ky raport i inkurajon të gjitha partitë politike në Kosovë për të vazhduar punën e tyre për Kosovën në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane”, ka thënë Lunacek.
Raportuesja për Kosovë ka thënë më tutje se dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosova shumë shpejt; Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvend është i domosdoshëm. Dhe sigurisht, Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë dëshmi mbi dy pika referimi – historinë e bindjeve të korrupsionit në nivel të lartë dhe krimin e organizuar – të cilat kanë pasur progres të mirë, mirëpo ende duhet punuar për të siguruar përparim të mëtejmë.
“Aspektet pozitive të vitit të kaluar kanë qenë hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe marrëveshja kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së”, ka thënë raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.
Në njohjen e 27 shkurtit, pamë sërish një rritje në numrin e shteteve që janë anëtare të OKB-së dhe e kanë njohur Kosovën. Bangladeshi ishte shteti i 114-të që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur, vend ky që bën pjesë në 193 shtetet e OKB-së. Kjo duhet t’u japë kurajë të gjithëve, sidomos atyre 5 shteteve që janë anëtare e që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Raporti thekson se njohja duhet të jetë e dobishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe inkurajon një qasje pozitive në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, informon Express.
“Përveç kësaj, raporti im kërkon vazhdimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe zbatimin e shpejtë të detyrimeve të rëna dakord sipas parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kuptim, zbatimi i fundit i dialogut-marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës ishte një hap përpara. Megjithatë, zbatimi i plotë ende mungon, mungon edhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave më shumicë Serbe në Kosovë. Raporti kërkon gjithashtu udhëheqësit e komuniteteve Kosovë-Serbi të marrin pronësinë e plotë të vendit dhe rolin e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi. Dërgimi i një treni nacionalist serb nga ana e Beogradit në veri të Kosovës është kritikuar ashpër”, thotë Ulrike Lunaçek.
“Raporti përfshin edhe thirrje për përparim në sundimin e ligjit dhe lirisë së medias, dhe kërkon që t’i jepet fund mosndëshkimit të sulmeve kundër gazetarëve dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, thotë Lunacek.
Raporti u miratua në Komisionin për Punë të Jashtme me 40 vota, 5 abstenime, 3 vota më shumë në favor shumë se në vitin 2016.
Parlamenti Evropian planifikon të votojë për raportin në seancë plenare në muajin prill.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













