Lajme
Humbin 156 milionët e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të arrijë marrëveshje të re me Qeverinë e Kosovës vetëm pas shkurtit të 2012-ës.
Por, 156 milionët e humbur, si shkak i ndërprerjes së marrëveshjes SBA, nuk do të kthehen kurrë, sepse kjo marrëveshje përfundon në fund të këtij viti.
Përveç se nuk do të arrijë t’i kthej këto fonde, Qeveria do të vazhdojë të jetë në programin “e monitoruar nga stafi”, duke qenë në një disiplinë maksimale financiare dhe ruajtje të stabilitetit makrofiskal. E respektimi i plotë i kësaj marrëveshjeje ua hap rrugën marrëveshjeve të reja me Fondin, shkruan Express.
Sipas kësaj gazete nëse shikohet me kujdes në detajet e marrëveshjes për program të monitoruar nga stafi, në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të jepet vlerësimi përfundimtar për stabilitetin fiskal nga stafi i FMN-së për Kosovë.
“Për të diskutuar performancën buxhetore të vitit 2011, stafi i FMN’së do të vijë sërish në javën e parë të shkurtit, ku më pastaj këtu edhe do të jepen vlerësimet për të vazhduar apo jo më tutje me një marrëveshje të re me Qeverinë e Kosovës”, është një detaj tjetër i marrëveshjes “monitor nga stafi”.
Mësohet se institucionet vendëse janë duke iu përmbajtur me përpikëri rekomandimeve të FMN-së për projeksionet e reja buxhetore për vitin 2012. Nëse vazhdohet kështu, sipas marrëveshjes që ka Qeveria e Kosovës tani për tani me këtë institucion, delegacioni nga FMN-ja që do të vij në nëntor do të jap rekomandime pozitive.
Ndërkaq, delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që përfundoj vizitën në Kosovë të mërkurën, kishte për objektivë informimin për performancën financiare të vendit dhe më pastaj, të gjitha këto diskutime do të vazhdohen në takimet që ministri i Financave, Bedri Hamza do t’i ketë në takimin vjetor të FMN’së, në Ëashington.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













