Lajme
Zvicra mbështet sistemin noterial të Kosovës
Drejtori i projektit, Merlotti, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punëve drejtë funksionalizimit të sistemit noterial
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Michel Merlotti dhe Roland Niklaus, udhëheqës të projektit zviceran të noterisë “Mbështetje sistemit noterial të Kosovës”.
Ai me ta ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të krijimit të sistemit noterial në Republikën e Kosovës.
“Në këtë takim, ministri Kuçi shprehi falënderimin e tij për ndihmën që është duke e dhënë Instituti Ndërkombëtar për Studime të Larta të Noterisë, për funksionalizimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Sipas njoftimit, drejtori i projektit Merlotti, është shpreh i kënaqur me bashkëpunimin dhe dinamiken e punëve që janë duke u bërë drejtë funksionalizimit të sistemit noterial.
Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan që shumë shpejt të fillojë kampanja vetëdijesuese lidhur me ndikimin pozitivë që do ta ketë sistemi noterial, në sistemin e përgjithshëm të drejtësisë në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












