Lajme
Vdiq Ramiz Alia
Ka vdekur, ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, ndërsa ndodhej i shtruar në sanatoriumin e Tiranës për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Ai vdiq në orën 7 të mëngjesit të sotëm në moshën 86-vjeçare.
Presidenti i parë i republikës pluraliste të Shqipërisë ishte shtruar disa herë në reanimacion për shkak të problemeve të tij shëndetësore kryesisht me mpiksjen e mgjakur ne mushkëri.
Ramiz Alia u lind më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç. U bë pjesëtar i ushtrisë partizane dhe pas çlirimit nisi një karrierë politike duke u bërë edhe pjesë e Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë në vitin 1961, njoftojnë medie shqiptare.
Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë në vitin 1954. Alia ishtë një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1985 deri në 1992. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të Partisë Komuniste shqiptare, Partia e Punës, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.
Detyrat më të rëndësishme kanë qenë Ministër i Arsimit dhe Kulturës, anëtar i Byrosë Politike, deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sekretar i Parë i Partisë Komuniste dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët komunistë, më 30 prill 1991 e zgjodhi Ramiz Alinë President të Republikës.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit dhe u tërhoq nga jeta aktive politike pas reformimit të Partisë së Punës në Parti Socialiste dhe zgjedhjes së Fatos Nanos kryetar të saj.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













